Klan Kosova Live
- dua.com Team ·
- 22.11.2022 ·
- Fun ·
- 3 min read
Klan Kosova Live prej ç’do vendi qe gjindeni ne ç’do kohe drejtperdrejt online permes interneti falas, te gjitha videot e fundit.
Gjeje dashninë e jetës! SHKARKO TANI
Rreth Klan Kosova
Klan Kosova është Kanal Televiziv në Kosovë, i themeluar në Dhjetor të vitit 2008. Për herë të parë u transmetua me 17 shkurt 2009, po në ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Klan Kosova, nga Komisioni i Pavarur për Media i Republikës së Kosovës eshte regjistruar dhe licensuar. Televizioni Klan Kosova u krijua si një nevojë për t’iu përgjigjur zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe afrimitetin gjithnje e me te madh me Shqiperine. Pra nga interesimi i qytetarëve të Kosovës, duke qenë vazhdimisht i pranishëm në Kosovë në mbulimin e ngjarjeve të mëdha, por edhe të jetës së përditshme, TV Klan i Shqipërisë, pas 11 viteve suksesi, vendosi të themelojë një televizion të ri në Kosovë.
Historiku
Klan Kosova Live nisi transmetimet me daten 17 shkurt 2009 dhe sot ka më shumë se 150 punonjës, një ekip tepër profesional nga Kosova, ashtu si dhe një pjesë e rëndësishme e programeve që janë në transmetim. Klan Kosova tërhoqi interesimin e shikuesve me disa nga programet profesionale me te shikuara si Ora 7, edicionet e lajmeve, Zona e Debatit, Zona B, Info Magazinë, Ora e Pasditës, News Show, Prive, Ju flet Prishtina, Minuta e Fundit, e shumë emisione të tjera me tema nga me te ndryshmet.
Klan Kosova, vec prodhimeve të veta, transmeton edhe seriale mjaft të shikuara, emisione të Klan-it të Shqipërisë, si Opinion nga Blendi Fevziut, Zona e Ndaluar e Andi Bushatit, E diela Shqiptare me Ardit Gjebrenë, e shumë emisione të tjera.
Klan Kosova, me moton Jemi Një, ka si qëllim t’i sjellë dhe t’i bëjë të ndihen më afër shqiptarët, të jemi një me shikuesit tanë, të jemi një si shqiptarë dhe të synojmë që edhe si televizion të bëhemi dhe të mbetemi numri Një në Kosovë.
Synimi
Klan Kosova synon të ketë një program cilësor, t’i informojë e t’i argëtojë njerëzit. Një Kanal Televiziv që i dedikohet të gjitha të gjitha moshave dhe shtresave të shoqërisë. ky ekran kërkon t’u ofrojë shikuesve të tij lajmet dhe emisionet më të mira.
Klan Kosova ka krijuar një bazë të mirë dhe të qëndrueshme, në rrafshin media në Kosovë.
Ne Uebfaqen tone mund te ndiqni Klan Kosova Live nga cilido vend qe gjindeni online.
Radio Klan Kosova FM
13 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Radios. Po në këtë datë të vitit 1946, ishte Radio e Kombeve të Bashkuara e cila emetoi programin e parë. Me transmetinin e emisioneve filloi në vitin 2021 edhe një radio e re në Kosovë, Klan Kosova FM, e cila shpejt i bëri për vete dëgjuesit kosovarë.
Që nga ajo ditë Radio Klan Kosova në baza ditore ka një program të pasur me edicione informative, muzikë kualitative, emisione argëtuese, me të ftuar e gazetarë që i plotësojnë nevojat e dëgjueseve të kësaj radio, kudo që ndodhen ata.
Radio Klan Kosova, ashtu si edhe televizioni, karakterizohen nga teknologjia e fjalës së fundit, përpos me profesionalizmin në gazetari. Kualiteti i zërit dhe videos në këto dy platforma respektive e bëjnë diferencën për shikuesit dhe dëgjuesit.