Kokrra të shtypura tërshëre me kakao dhe gjalpë kikiriku

  • dua.com Team ·
  • 09.08.2019 ·
  • Receta ·
  • 2 min read
Nëse doni të ushqeheni shëndetshëm provni këro kokrra të shtypura tërshëre me kakao dhe gjalpë kikiriku. Ju nevojiten vetëm disa minuta para se të shkoni të flini gjumë që të përgatitni këtë racion, ndërsa në mëngjes kur të zgjoheni do të keni kafjall të mrekullueshëm!

Përbërësit për kokrra të shtypura tërshëre me kakao dhe gjalpë kikiriku

  • 100 g kokrra të shtypura tërshëre;
  • 1,5 lugë fara chia;
  • 200 ml qumësht bajameje apo tërshëre;
  • 0,5 lugë kakao pluhur;
  • 1 lugë gjalpë kikiriku.

Përgatitja

Të gjithë përbërësit, pos gjalpit të kikirikut, qitni në një enë të vogël dhe përzieni mirë dhe fusni në frigorifer të qëndrojnë gjatë natës. Në mëngjes shtoni një lugë gjalpë kikiriku, përzieni mirë dhe kënaquni. Për dekorim mund të shtoni sipër disa copë pemësh me kokrra. Ju bëftë mirë!

A e dini se…

Një racion ose rreth 8 lugë tërshërë, i jep trupit tuaj 15% të sasisë së rekomanduar ditore të proteinave. Mos harroni për vitaminën E, antioksidantët dhe glutaminën, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e fibrave të muskujve më shpejt. Tërshërët përmbajnë beta-glukan, e cila ul sheqerin në gjak. Efekti i tyre përmirësohet me praninë e vitaminës C. Nuk është plotësisht e rastësishme që mëngjesi shpesh kombinon lëngun e portokallit me tërshërën. Tërshëra është e pasur me karbohidrate dhe siguron më shumë energji për trupin. Rekomandohet të konsumoni një tërshërë pak të thatë, pasi do të ndjeheni të plotësuar për një kohë më të gjatë, duke shmangur nevojën për ushqime të tjera.

dua.com Team

Related

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja...

10.01.2023