Kolesteroli – Qysh me dite shkakun e rritjes se nivelit?

  • dua.com Team ·
  • 31.03.2023 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 20 gjene të reja që ndërlidhen me nivelin e kolesterolit në gjak.

Ky zbulim në masë të madhe do ta lehtësojë zhvillimin e ilaçeve dhe terapive për sëmundjet e zemrës.

Në hulumtimin më të madh të kryer ndonjëherë për sa i përket kolesterolit, shkencëtarët ia dolën të zbulojnë se ekzistojnë 21 variacione gjenetike, që janë përgjegjëse për ndryshimet në kolesterolin e mirë dhe atë të dëmshëm.

Çfarë shkakton rritjen e kolesterolit?

Një nga befasitë më të mëdha është fakti se disa variacione të gjeneve më së shpeshti gjenden te meshkujt, e disa të tjera te femrat. Gjatë hulumtimit janë analizuar mutacionet gjenetike të më shumë se 90.000 personave.

Konsumimi i tepërt i ushqimit me yndyrë, mungesa e rekreacionit dhe ushtrimeve fizike, e po ashtu edhe konsumimi i duhanit, janë faktorët kyç të rrezikshëm për shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga kolesteroli.

Kolesteroli është lloj i yndyrës të cilin e prodhon mëlçia, që është i një rëndësie jetike për prodhimin e hormoneve, absorbimin e vitaminave D dhe tretjen e ushqimit.

Ku gjendet më tepër kolesteroli?

Kolesteroli është një lloj yndyre, e domosdoshme për funksionimin e trupit që prodhohet nga dy të tretat e mëlçisë dhe nga ushqyerja.

Ai është i pranishëm në sipërfaqen e brendshme të qelizave duke iu dhënë atyre fleksibilitet dhe fuqi, si dhe duke i mbrojtur në të njëjtën kohë nga veprimi i radikaleve të lira dhe agjentëve të jashtëm veprues.

HDL (Low Density Lipoproteins), ose “kolesteroli i mirë” arrin edhe në mëlçi, ku përpunohet dhe bëhet eliminimi i tepërt i tij.

LDL-të transportojnë kolesterolin nga mëlçia në drejtim të të gjitha qelizave. Kur LDL-të funksionojnë keq, ose janë mangët, niveli i kolesterolit në gjak rritet.

dua.com Team

Related