Krishtlindjet neper bote

  • dua.com Team ·
  • 24.12.2019 ·
  • Festat ·
  • 6 min read

Krishtlindjet neper bote, tradita Krishtlindjesh për kohën më të mrekullueshme të vitit. Bota merr një shkëlqim magjik.

Krishtlindjet janë një festë e përhapur kudo, por jo kudo festohet njësoj. Ndaj ne do t’ju listojmë disa nga traditat më të veçanta të kësaj feste nga vende të ndryshme të botës.

Festivali i Fenerave Gjigandë, Filipine

Festivali i Fenerave (Ligligan Parul Sampernandu) mbahet çdo vit të shtunën para Krishtlindjes në qytetin e San Fernando – “Kryeqyteti i Krishtlindjes së Filipineve.” Ky festival tërheq spektatorë nga i gjithë vendi dhe nga mbarë globi. Njëmbëdhjetë barangays (fshatra) marrin pjesë në festival dhe konkurojnë me njëri-tjetrin për të ndërtuar Fenerin më të veçantë. Fillimisht, fenerët janë krijime të thjeshta rreth gjysmë metri në diametër, të bëra nga “papel de hapon” (letër me origjinë japoneze) dhe të ndezura nga një qiri. Tradita Krishtlindjesh të tilla ruhet edhe sot, ku fenerët ndërtohen me një larmi materialesh dhe arrrijnë deri në gjashtë metra lartësi. Ndriçohen nga llamba elektrike që ndezin një kaleidoskop modelesh.

Cjapi Gävle, Suedi

Që nga viti 1966, një Cjap Yule me gjatësi 13 metra, ndërtohet në qendër të Sheshit të Kalasë në Gävle. Kjo traditë e Krishtlindjeve Suedeze pa dashje ka çuar në një tjetër “traditë” – njerëzit përpiqen të djegin skulpturën. Që nga viti 1966 cjapi është djegur me sukses 29 herë – djegia e fundit ishte ajo e vitit 2016.

Krampus, Austria

Një krijesë gjysëm demon e gjysëm bishë, bredh në rrugët e qytetit duke trembur fëmijët dhe duke ndërshkuar të këqinjtë. Nuk po flasim për Halloween-in, por për bashkëpunëtorin e lig të Shën Nikollës, Krampus.

Në traditën Austriake, Shën Nikolla shpërblen djemtë e vajzat e mirë, ndërsa Krampus thuhet se kap fëmijët e këqinj. Në javën e parë të dhjetorit, të rinjtë vishen si Krampus (sidomos në prag të ditës së Shën Nikollës) duke i frikësuar fëmijët me zinxhirra dhe këmbana.

Darka e Krishtlindjes në Kentucky Fried, Japoni

Krishtlindjet nuk kanë qenë kurrë një festë e madhe në Japoni. Përveç disa traditave të vogla laike si dhuratat dhe shfaqjet e vogla, Krishtlindjet mbeten kryesisht një risi në vend. Sidoqoftë, një traditë e re dhe e çuditshme ka dalë në pah e fundit. Festa e Krishtlindjes festohet me një traditë të re. Njerëzit darkojnë me Kentucky Fried Chicken.
Menyja festive, së shpejti do të reklamohet në faqen e internetit të KFC-së në Japoni. Nëse nuk kuptoni japonisht, fotografitë e shijshme do të mjaftojnë për t’ju bërë që goja t’ju lëshojë lëng.

Djelmoshat Yules, Islandë

Në 13 ditët e fundit që çojnë deri në Krishtlindje, 13 personazhe ‘troll’ dalin të luajnë në Islandë. Djelmoshat Yules (jólasveinarnir ose jólasveinar në Islandishte) vizitojnë fëmijët në të gjithë vendin gjatë 13 netëve para Krishtlindjeve.
Për çdo natë të Yuletide-s, fëmijët vendosin këpucët e tyre më të mira pranë dritares dhe çdo natë i viziton nga një Djelmosh Yule i ndryshëm. Ata lënë dhurata për vajzat dhe djemtë e mirë dhe patate të kalbura për fëmijët e këqinj. Vizitoni Islandën këtë Krishtlindje dhe kapini të gjithë djelmoshat çamarroke Yule!

Saint Nicholas Day, Germany

Mos e ngatërroni me Weihnachtsmann (Ati i Krishtlindjes). Nikolla udhëton me gomar në mes të natës më 6 dhjetor (Nikolaus Tag) dhe lë dhurata të vogla si monedha, çokollatë, portokalle dhe lodra në këpucët e fëmijëve të mirë në të gjithë Gjermaninë, veçanërisht në rajonin Bavarez. Shën Nikolla gjithashtu viziton fëmijët nëpër shkolla ose në shtëpi.

Në këmbim të ëmbëlsirave ose një dhurate të vogël çdo fëmijë duhet të recitojë një poezi, të këndojë një këngë ose të vizatojë një foto. Me pak fjalë, Shen Nikolla është një djalë fantastik. Por, nuk është gjithmonë qef dhe lojëra. Shën Nicki sjell shpesh Knecht Ruprecht (Farmhand Rupert). Një personazh në formë djalli i veshur me rroba të errëta të mbuluara me kambana dhe mjekër të ndyrë. Knecht Ruprecht mban një shkop ose një kamxhik të vogël në dorë për të ndëshkuar çdo fëmijë që sillet keq.

Norvegji

Ndoshta një nga traditat më të pahijshme të festës së Krishtlindjes mund të gjendet në Norvegji, ku njerëzit fshehin fshesat e tyre. Është një traditë që daton prej shekujsh, kur njerëzit besuan se shtrigat dhe shpirtrat e këqinj dolnin në prag të Krishtlindjes duke kërkuar fshesa për të fluturuar mbi to. Deri më sot, shumë njerëz ende i fshehin fshesat e tyre në vendin më të sigurt të shtëpisë që të mos u vidhen.

Ndriçimi i festës Kombëtare të Hanukkah Menorah, Washington, D.C. – SH.B.A

Festa hebraike e Hanukkës festohet me shumë fanatizëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Që nga viti 1979, një Menorah gjigande nëntë metra ngrihet në bazat e Shtëpisë së Bardhë për tetë ditët dhe tetë netët e Hanukkahs. Ceremonia në Washington festohet me fjalime, muzikë, aktivitete për fëmijë, dhe, natyrisht, me ndriçimin e Menorah-ut.
Ndriçimi i qirinjve të parë në Shtëpinë e Bardhë zhvillohen nga ora 4 e pasdites dhe natën e mëpasshme ndizet një qiri shtesë. Pjesmarrja është falas për të gjithë.

Venezuela

Dashuroni Krishtlindjet, por mendoni se duhet përfshirë ndonjë aktivitet unik? Nëse përgjigja është po, atëhere këtë vit vizitoni Caracas-in e Venezuelës. Çdo prag të Krishtlindjeve, banorët e qytetit shkojnë në kishë herët në mëngjes. Deri këtu jemi në rregull sepse këtë e bëjmë të gjithë. Megjithatë, për arsye të panjohura, shumica shkojnë në kishë me patina.

Kjo traditë unike është kaq e popullarizuar saqë rrugët në të gjithë qytetin janë të mbyllura për makinat, në mënyrë që njerëzit të kalojnë në kishë me siguri. Pastaj shkojnë në shtëpi për darkën e Krishtlindjes duke ngrënë ‘tamales’ (një mbështjellje e bërë nga brumë misri dhe i mbushur me mish, pastaj i pjekur në avull).

Dita e Qirinjve të Vegjël, Kolumbi

Dita e Qirinjve të Vegjël (Día de las Velitas) shënon fillimin e sezonit të Krishtlindjeve në të gjithë Kolumbinë. Për nder të Virgjërës Maria, njerëzit vendosin qirinj dhe fenerë letre në dritaret, ballkonet dhe oborret e tyre. Tradita e qirinjve është përhapur shumë, dhe tani qytete të tëra në të gjithë vendin ndriçohen me shfaqje të shumllojshme. Disa nga më të mirat gjenden në Quimbaya, ku lagjet konkurrojnë për të parë se kush mund të krijojë zbukurimin më mbresëlënës.

dua.com Team

Related

Dita e Gruas

Çdo vit  8 Marsi, Dita e Gruas festohet në mbarë botën për të nderuar...

04.03.2023

Dita e Mesuesit

Dita e mesuesit është afër, dhe ne të gjithë e dimë se çfarë do të thotë...

04.03.2023

Pashket ortodokse

Pashkët Ortodokse është një festë e madhe në komunitetet e krishtera ortodokse...

04.03.2023