Kritike Konstruktive apo Urrejtje – Si ta beni dallimin?

  • dua.com Team ·
  • 12.10.2021 ·
  • Kuriozitete ·
  • 6 min read

Kritike Konstruktive apo Urrejtje Si ta bëni dallimin dhe si të reagoni? Le ta nisim së pari me Kritikun e pastaj me Urrejtësin. Në këtë artikull do t’ju sjell dallimin mes tyre dhe si të reagoni për secilin rast.

Kritikë Konstruktive ose Kritiku

Një kritik është dikush që jep feedbacke të rëndësishme dhe të dobishme për punën tuaj. Ata mund t’ju japin njohuri dhe sugjerime specifike. Kjo lloj kritike është e shkëlqyer. Pse? Sepse:

  • Ju tregonë mënyrën për të përmirësuar punën tuaj.
  • Ju ndihmonë të kuptoni se si perceptohet puna juaj nga të tjerët.
  • Mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë audiencën tuaj.
  • Mund t’ju japë detaje që do të rrisin cilësinë e punës suaj.
  • Mund të sjellë provokime kreativiteti dhe idesh për zgjerimin e punës suaj.
  • Mund t’ju çoj në drejtimin e duhur për rritjen e aftësive tuaja.

“Kritikët janë të dobishëm dhe të domosdoshëm për krijimtarinë.”

Nëse keni kritikë të mirëfilltë dhe të vlefshëm, dëgjojini ata. Kjo nuk do të thotë se duhet t’ua merrni çdo fjalë që ata thonë si të vërtetën përfundimtare. Por, nëse ata po ju japin reagime specifike dhe të mirëmenduara, dëgjoni dhe jini të përulur. Askush nuk bën një punë perfekte. Mendojeni kritikën si ndihmesë ose trajnim falas.

Plus, të mësosh ta marrësh kritikën me përulje dhe të nxjerrësh prej saj vlerën që të nevojitet është një aftësi thelbësore krijuese. Kjo do t’ju ndihmojë të përmirësoheni dhe të kuptoni se çfarë është Kritike Konstruktive apo Urrejtje. Shpesh, audienca që imagjinojmë është shumë ndryshe nga audienca që kemi në të vërtetë. Një kritik i i mirë mund t’ju ndihmojë të njihni audiencën që keni në të vërtetë.

Urrejtësit nuk janë të dobishëm për… asgjë

Pra, ka një lloj tjetër kritikësh. Le t’i quajmë ashtu si janë në të vërtetë: urrejtës.

Ata nuk e pëlqejnë punën tuaj dhe ndoshta nuk ju pëlqejnë as juve. Urrejtës është dikush që nuk do të jetë kurrë i kënaqur me punën tënde, pa marrë parasysh se sa përmirësime ose ndryshime bën. Reagimi negativ i një urrejtësi vjen nga çështjet e tyre të brendshme dhe shpesh nuk ka të bëj drejtëpërdrejt me ty.

“Kritika” e një urrejtësi shpesh do të përfshijë fyerje, ofensime personale, përgjithësime dhe sfida. Kritika e tyre nuk është në të vërtetë kritikë: është një sulm. Qëllimi i tyre nuk është të rrisin standardet tuaja krijuese, ose të tregojnë të metat dhe mënyrat e duhura për t’u përmirësuar. Qëllimi i tyre është të nënçmojnë dhe të të provokojnë.

Kur i përgjigjeni një urrejtësi për të mbrojtur punën tuaj, për të diskutuar pikat e tyre apo për të debatuar mbi këndvështrimin e tyre keni humbur. Është një Kritike Konstruktive apo Urrejtje?

Si të dallosh një kritik?

Tri karakteristika e bëjnë një kritik të dobishëm:

  • Kanë ekspertizë në fushën për të cilën po të kritikojnë.
  • I kanë kushtuar vëmendje të hollësishme punës tënde duke vlerësuar një mori të tyre.
  • Ata ofrojnë kritika specifike dhe / ose sugjerime.

Kanë ekpertizë në fushën që po të kritikojnë

Nëse dikush plotëson dy kriteret e tjera për të qenë kritik, por nuk ka ekspertizën e vlefshme, atëherë ajo që ju japin është reagimi nga një tifoz. Mund të jetë e dobishme; por nuk është e barabartë me një kritike nga një ekspert.

Kritikët i kanë kushtuar vëmendje të hollësishme punës që kritikojnë

Kjo do të thotë se ata i kanë kushtuar vëmendje të vecantë shkrimeve apo punës suaj. Kanë vlerësuar një mori të tyre dhe kanë gjykuar me shembuj e raste. Përndryshe, si mund t’ju ofrojnë sugjerime specifike?

Kritikët ofrojnë pika specifike lavdërimi (yay!) ose mundësi (yay sërish). Lavdërimi të bën të ndihesh mirë. Shijoje! Mbani një regjistër të lavdërimeve dhe reagimeve pozitive. Lexojini sa herë që sindroma mashtruese e atyre që urrejnë hyn në derë.
Sugjerimet specifike janë shans i mirë përmirësimi. Vlerësojeni! Përdorni këto njohuri për të përmirësuar punën tuaj. Në këtë shembull, tani mund të rishikoni dhe përmirësoni punën tuaj.

Si të merrni kritika?

Po sikur të mos merrni ndonjë kritike të sinqertë dhe do të donit disa? Mënyra më e mirë për të gjeneruar më shumë kritika është të pyesni. Mund ta pyesni audiencën tuaj:

“Do të doja të merrja disa komente dhe kritika nga ana juaj. Nëse keni disa minuta kohë për të më dedikuar, ju lutem më tregoni mendimet tuaja. Do ta vlerësoja shumë!”

Më mirë akoma përfshini disa pyetje specifike për t’iu përgjigjur audiencës suaj. Drejtojuni atyre një formular ose sondazh që ata të mund ta plotësojnë.

Si t’u përgjigjeni urrejtësve?

Urrejtësit do të shfaqen. Mos kini asnjë dyshim për këtë. Ja se si duhet t’i trajtoni ata:
Së pari, bëni dallimin midis urrejtësve, kritikëve dhe tifozëve.

  • Kritikët janë ekspertë të kualifikuar të cilët ofrojnë sugjerime të mirëmenduara dhe specifike për të përmirësuar punën tuaj.
  • Tifozët janë njerëz që ndjekin punën tuaj, por nuk janë ekspertë të kualifikuar mbi temën ose llojin e punës që bëni. Ata mund të kenë përgjigje negative ose pozitive për punën që bëni.
  • Urrejtësit janë njerëz që kanë vendosur se nuk ju pëlqejnë as ju e as punën tuaj, pa marrë parasysh asgjë. Ata nuk japin reagime ose kritika; ata sulmojnë dhe kërkojnë të provokojnë.

Kur të gjeni urrejtësin ose ata so t’ju gjejnë juve, mos u jepni ushqim. Ata ushqehen me emocione dhe reagime. Mos u jepni asgjë nga ato. Injorojini! Kjo është mënyra më e mirë për t’i trajtuar.

Mjafton kaq! Po, po, sado që mund të jeni mprehur për luftë, nuk ia vlen të harxhoni asnjë miniutë të shenjtë të kohës tuaj. Keqardhje është e vetmja gjë që mund të ndjeni, pasi më shpesh se sa jo, përgjigja e flaktë e një urrejtësi tregon thellësisht problemet që ata kanë me veten, jo me ty.

dua.com Team

Related