Kuzhina shqiptare – Disa receta që duhet t’i dini!

kuzhina shqiptare

Kuzhina shqiptare është e pasur me ushqime dhe receta të ndryshme, që na bëjnë të na shkojë goja lëng kur mendojmë për to.

Më poshtë ne ju sjellim disa nga recetat e saj më të shijshme tradicionale. Receta kuzhina shqiptare të cilat janë të veçanta dhe mund të përgatiten dhe mund të shijohen nga të gjithë!

Përpeqi

Perpeqi është gatim më i lehtë se flija edhe sepse është tejet i shijshëm. Përgatitet me djath të grirë, vezë, ajkë dhe margarinë. Zgjidhet një petë e vetme e madhe vendoset në tepsi për pjekje ku i hudhet masa e përgatitur. Disa me shaka madje e quajnë edhe “pica shqiptare” dhe të themi të drejtën, ndoshta nuk është gabim!

Përpeqi është më tepër se i shijshme, sa që nuk dimë si ta përshkruajmë me fjalë. Madje edhe nëse jeni nga ata persona që preferoni pite me mish, ne ju këshillojmë ta provoni ose ta gatuani përpeqin me djathë.

Përbërësit për përpeq me djath

4 petë të gatshme apo që i keni përgatitur një ditë më parë dhe i keni ruajtur në frigorifer

5-6 petë të pjekura

150 gr gjalpë

2 vezë

300-500 gr djathë i bardhë

Gjysmë gote uji ajkë qumështi

2 gota uji qumësht

Kripë

Përgatitja e përpeqit me djath

Në një en të madh hidhni vezët dhe rrihini ato me ajkën e qumështit dhe pak kripë derisa të krijoni në masë të njëtrajtshme. Tutje ngadalë shtoni djathin e bardhë të cilin duhet ta thërrmoni para se ta shtoni.

Tepsinë duhet ta lyejeni me gjalpë të shkrirë dhe shtroni katër petat e njoma, duke i spërkatur me gjalpë dhe qumësht. Mbi petë hidhni përzierjen me djathin dhe vezët në mes duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme. Kur të mbaroni edhe me mbushjen në fund e ka radhën qumështi të cilin duhet ta përzieni me gjalpin e shkrirë.Që të piqet përpeqi furrën ngroheni në 180-200 gradë Celsius, për të paktën 30 minuta. Kur sipërfaqja e tij të ketë marrë një ngjyrë të artë atëherë përpeqi është gati.Shoqërojeni me turrshi për ta shijuar në maksimum!

Specat e mbushur

Duke qenë një kombinim i mishit dhe specave, kjo recetë padyshim preferohet shumë nga shqiptarët. Sidomos gjatë stinës së verës, kur është edhe sezoni i specave. Është një nga gatimet më të vjetra e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare. Fantastike për t’u shijuar dhe  shumë të thjeshta për t’u përgatitur në shtëpi.

Si përgatiten specat e mbushur?

Mish të grirë, specat, orizi dhe erëzat janë disa nga elementet kryesore të kësaj recete. Një gjellë e ngjashme që përgatitet me thuajse të njëjtën mbushje janë edhe patëllxhanet e mbushura, ku orizi zvendësohet me copëzat e prera të patëllxhanit.

Përbërësit për speca të mbushur

4 speca
300 gr mish të grirë
300 gr oriz
400 gr domate të konservuara
1 qepë
koper e fresket e grire holle
majdanoz i fresket i grire holle
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri

Receta e specave të mbushur

Së pari, heqim bishtat e specave dhe e pastrojmë brendësinë e tyre. Më pas, përgatisim mbushjen. Në një tigan kaverdisim qepën me vaj ulluri deri të zbutet. Pastaj shtojmë mishin e grirë, kopren, orizin, madanozin, salcën e dobateve, kripë, piperin, një gotë me ujë, dhe i gatuajmë.

I lëmë në zjarrë për rreth 10 minuta. Kur të jetë gati, i mbushim specat një nga një. Pasi ti kemi mbushur, i radhisim një nga një në tepsi. I shtojmë 1-2 gota ujë dhe i pjekim në furrë për rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat të jenë zbutur. Receta është gati!

Llokuma për mëngjes apo petulla

Një mëngjes me llokuma është një mëngjes që nuk harrohet lehtë! Në disa rajone shqipfolëse, llokumat njihen edhe si petulla. Gjithsesi kjo është një recetë që duhet ta mësoni dhe ta pëgatisni në shtëpi sepse me të mund të lumturoni lehtësisht të gjithë dhe të shijoni fundjavën tuaj!

Përbërësit për llokuma

1 kg miell

3 gota jogurt

3 vezë

3 lugë çaji sodë buke

3 lugë çaji krip

Jogurti dhe vezët nuk duhet të jen të ftohta.

Përgatitja e llokumave për mëngjes

Në një enë hedhim tri vezë, 3 gota ujë dhe 3 gota jogurt dhe i përziejmë. Pastaj shtojmë gradualisht sodën e bukës dhe miellin. I përziejmë dhe i ngjeshim mirë.

Brumin  e fituar nga këta përbërës e ngjeshim mirë dhe e lëmë ashtu të mbuluar së paku gjysmë orë.  Më pas e shtrijmë me tëhollues në një  petë të trashë afër 1 cm dhe e  presim në katrorë, apo çfardo forme që deshironi.

Copëzat e prera i hedhim në vaj të nxehtë në tigan dhe i fërgojmë në zjarrë të ulët gjër sa të skuqen. Mëngjesi është gati! Llokumat e përgatitura ashtu të nxehtë i servojmë me djath, gjem ,mjaltë etj.

Pite me spinaq

Pitet janë të mirësearduhura gjithmonë! Pitja me spinaq është një nder pitet më të shpeshta që mund të gjinden te kuzhina shqiptare! Na lejoni të themi, edhe një nder pitet më të shijshme dhe të jemi të sinqertë, një ndër pitet më të kërkuara. Prandaj kjo është një nder recetat që të duhen!

Si përgatitet pitja me spanaq?

Ndiqni këtë recetë dhe udhëzimet e saj hap pas hapi, që të keni një pite të shijshme në tryzen tuaj!

Përbërësit për pite me spinaq

Për brumin:

1kg miell

500 ml ujë (Afërsisht dy gota)

200 gr gjalpë

1 lugë gjelle krip

Mbushja 

1kg spinaq

100gr djath

5 lugë gjelle kos

1 vezë

2-3 qepë të reja

1 lugë gjelle kripë

Përgatitja e pites me spinaq

Në një enë hidhni së pari gjysmën e miellit, dhe aty shtoni ujin me kryp. Gradualisht hidhni edhe pjesën tjetër të miellit. Formojeni brumin duke e përzier. Brumin e formuar ndajeni në 18 copë me madhëzi të vezës. Ato ngjeshni një nga një, duke i formuar si kuleç, mbuloni me një pecetë dhe lini të pushojnë për 20 minuta.

Pas 20 minutash, hidhni nga pak miell në tavolinën e gatimit dhe me hollues hapni kuleçët. I lyejmë më gjalpën yndyrë dhe i rreshtojmë një nga një, 9 petë në njërën anë, dhe 9 në anëj tjetër.

Një petë të formuar nga 9 kuleqët e shtrijmë në tepsinë që e kemi lyer me yndyrë. Aty pastaj hedhim spinaqin e përgatitur, dhe pas spinaqit hedhim petën tjetër, të formuar nga 9 petët e tjera.

Me gishta i bëjmë rrethin pitës. E pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht në 250 gradë celcius për 40-50 minuta. Ju bëftë mirë!

Elrond

Elrond

Më shumë artikuj:

gatime tradicionale

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja na shkon tek recetat e nënave e gjysheve tona.

gatime tradicionale

Gatime tradicionale

Gatime tradicionale duam të gjithë. Kur mendojmë për gatime tradicionale mendja na shkon tek recetat e nënave e gjysheve tona.