Legjenda dashurie – Tomorr, Osum, Shpirag!

  • dua.com Team ·
  • 16.04.2021 ·
  • Dashuri ·
  • 4 min read

Legjenda dashurie mes malit Tomorr, Shpirag dhe lumit Osum. Përveç shënjtëris që ky mal ka, për shumë njerëz mbart edhe një nga ato legjenda të trishta dashurie. Mali i Tomorrit vizitohet çdo vit për pelegrinazh nga shqiptarët dhe jo vetëm. Nëse vendosni ta vizitoni këtë vit për pelegrinazh, përse të mos e viztoni edhe vendin ku ndahet Tomorri me Shpiragun nga lumi Osumit.

Legjenda e trishtë dashurisë

Legjendat shqiptare janë të shumta, sidomos kur bëhet fjalë për temën e vjetër të dashurisë. Për shembull, në shumë legjenda dashurie në të gjithë botën, personazhet duan verbërisht dhe sakrifikojnë jetën e tyre për atë që dashurojnë. Tek ne ekziston një legjendë e famshme e dy vëllezërve që ranë në dashuri me të njëjtën vajzë.

Sipas legjendës, edhe ajo i dashuronte të dy. Megjithatë, dashuria e saj e dyjëzuar për të dy vëllezërit pati një fund tragjik për të gjithë të përfshirët. Legjenda tregon se dy vëllezër të pashëm dhe të guximshëm, me emrin Tomorr dhe Shpirag, njiheshin në të gjithë vendin si të pandarë dhe që e donin shumë njërit-jetrin.

Një ditë, Tomorri njeh Osumin, një nga femrat më të bukura në vend dhe u dashurua çmendurisht pas saj. E njëjta gjë ndodhi edhe me Shpiragun. Ai u dashurua po me këtë vajzë të bukur, pa dijeni për ndjenjat e vëllait të tij të madh për të.

Konflikti i përjetshëm

“Bukuroshja Osumi i donte të dy dhe i vizitonte në fshehtësi, pa qenë e qartë për ndjenjat e saj. Koha kaloi dhe katastrofa godit si rrufe familjen e Tomorrit dhe Shpiragut. Tomorri mësoi për gjithçka ndodhte midis vëllait të tij dhe Osumit, dhe siç thotë legjenda “dhimbja e tij ishte aq e madhe saqë ulërima e tij u dëgjua deri në kupë të qiellit”

Ai u përpoq të bindte Shpiragun të mos e takonte më Osumin, por Shpiragu, i tërbuar nga xhelozia gjithashtu, nuk pranoi. Tomorri mbeti pa zgjidhje tjetër përveç se të vriste vëllanë e tij dhe të vinte nderin në vend. Ai tërhoqi shpatën e tij dhe e preu Shpiragun copa copa. Gjatë betejës së tyre, Shpiragu u hakmorr duke hedhur gurë dhe topuzin mbi trupin e Tomorrit. Kështu, trupi i Tomorr u bë plot gropa dhe trupi i Shpiragut u pre në vija-vija.

Kur Osumi dëgjoi për tragjedinë dhe vdekjen e dy vëllezërve, ajo filloi të qante pafund dhe lotët e saj nuk rreshtnin. Zoti i hidhëruar nga ajo që ndodhi i shndërroi dy vëllezërit në male si ndëshkrim dhe Osumin në lumë, e cila edhe sot e kësaj dite derdh lot mes dy vëllezërve. Legjenda dashurie të tilla na tregojnë shumë për kulturën tonë dhe për tragjedinë e thellë që shoqëron dashurinë si ndjenjë.

Kuriozitete

Nëse vizitoni dy malet do të shihni se ata përballen me njëri-tjetrin. Madje, do të shihni se sipërfaqja e malit Tomorr është plot gropa (të krijuara nga goditjet me gurë dhe topuz sipas legjendës), ndërsa sipërfaqja e malit Shpirag është plot me kratera e vija (të bëra nga shpata e Tomorrit). Osumi qëndron në mes duke rrjedhur pa rreshtur.

  • Mali Tomorr është një ndër malet më të madhenj në Shqipërinë e jugut. Maja e tij më e lartë, e quajtur Çuka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2,416 m (7,927 ft). Mali ndodhet në lindje të qyteteve Berat dhe Polican përkshuar nga llumi Osum, që ndodhet jo larg Kanionit Osum.
  • Mali i Shpiragut nga ana tjetër njihet gjithashtu si Mali i Enver Hoxhës, sepse në të u vendos parrulla më e madhe me emrin e Enver Hoxhës. Megjithatë, mali i Shpiragut është më i vogël se ai i Tomorrit.
  • Lumi Osum është i gjatë 161 km dhe krijon Kanionin e Osumit, i vetmi për nga madhësia në Shqipëri. Me derdhje në lumit e Semanit, përbën një nga pikat turistike më tërheqëse në Shqipëri.

dua.com Team

Related