Lëngu natyral që ndihmon largimin e gurëve nga veshkat

  • dua.com Team ·
  • 14.07.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 1 min read

Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë pasi ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për t’i larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit. Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup.

Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me  kalimin e kohës por shpesh herë krijojnë gurë. Sipas studimeve të fundit, një nga dhjetë persona vuajnë nga gurët në veshka. Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave, transmeton Qysh Me Por përpos ndërhyrjes kirurgjike për largimin e tyre ekziston edhe një metodë natyrale, të cilën mund ta gjeni më poshtë.

Përbërësit që ju duhen:

  • 1 portokall i qëruar
  • 1 limon
  • 1 mollë
  • 4 pjesë të shalqirit
  • 4 kube akuj

Përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) dhe konsumojeni këtë lëng!

Vërejtje:

Përbërësit preferohet të jenë organik.

dua.com Team

Related