Lija e ujit tek femijet – Trajtimi
- dua.com Team ·
- 22.02.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Lija e ujit tek fëmijët është një gjendje e zakonshme, por trajtimi i saj mund të jetë sfidues për prindërit. Ky artikull ofron informacione dhe këshilla praktike për trajtimin e lijes së ujit tek fëmijët.
Nga përshkrimi i shkaqeve të mundshme, deri te metodat e trajtimit, këtu do të gjeni udhëzime të vlefshme që do t’ju ndihmojnë të zgjidhni këtë problem të zakonshëm tek fëmijët tuaj.
Hapat e nevojshëm
- Mbani në mend që personi i infektuar është bartës derisa fluskat e reja të ndalojnë së paraqituri, dhe derisa fluskat të formojnë kore.
- Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi, përderisa janë të infektuar.
- Shmangni kruarjen e fluskave sepse egziston rreziku nga infeksioni.
- Preni thonjtë shkurtë apo pacienti të bartë dorëza.
- Kushtoni vëmendje higjienës personale.
- Nëse fëmija juaj ka dhimbje apo temperaturë, mund t’i jepni ilaç për zbutjen e dhimbjes siç është paracetamoli apo ibuprofeni (për fëmijët Nurofen).
- Ndiqni instruksionet e dozimin në fletën shoqëruese.
- Losioni Kalamine mund të ndihmojë në zbutjen e kruarjes.
- Mbani pacientin në ambient të freskët sepse nxehtësia dhe djersitja mund të përkeqsojnë gjendjen.
- Gjatë sëmundjes ku kruarja është serioze, kur gjumi i fëmijës është totalisht i shqetësuar, mund të përdoren ilaçet antihistamine me efekt sedativ.
- Antihistaminet janë ilaçe për reaksione alergjike, për zënien nga makina apo pagjumësinë.
- Në rastet serioze të sëmundjes, tek njerëzit me sistem të dobët imunitar, mund të përdoret Acyclovir (Zovirax tabletat), i cili punon në mënyrë specifike kundër lisë së dhenve.