Lin Delija
- dua.com Team ·
- 26.03.2020 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Lin Delija, një piktor nga Shkodra. Historia e jetës së të cilit është një mësim për të gjithë ne. Çfarë kishte që nuk shkonte me të?
Kontribuesja jonë e historisë, Kristiana, do të na tregojë më shumë. Para së gjithash, pse i duhej të shpëtonte nga Shqipëria.
Çfarë kishte që nuk shkonte me të? “Problemi me Lin Delijan ishte pikërisht arti i tij sepse fokusohej tek feja dhe nderimin e pranisë së shqiptarëve në fe. Sipas tij, shqiptarët jetonin në një botë të tmerrshme dhe ishin gjithnjë në luftë.
Në artin e tij, ai lidhi figurat nacionaliste me fenë. Lin interesohej për shqiptarët dhe historinë e tyre fetare, veçanërisht gjatë pushtimit turk.
Arti i tij edhe pse ishte shumë shprehës ishte shumë i errët. Ai nuk i pikturoi shqiptarët si heronj të luftës, por i pikturoi në një mënyrë më realiste.
‘Lin Delija shkoi në Kosovë’
Me mundimet e tyre të përditshme dhe në kohërat e tyre më të errëta. Pas Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha zbatoi një lloj komunizmi antifetar në Shqipëri. Njerëzit nuk lejoheshin të luteshin apo të shkonin në kishë. Feja në thelb ishte e ndaluar.”
Kështu që ky artist iu detyrua të largohej nga vendi i tij i dashur, por ku shkoi?
“Lin Delija shkoi në Kosovë, që sigurisht atëherë ishte pjesë e Jugosllavisë. Ai ishte në të njëzetat e tij. Piktori punoi së bashku me shqiptarët e Kosovës duke bërë murale fetare. Pas kësaj, ai shkoi në Zagreb dhe më vonë në Itali, ku studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.”
Mund ta imagjinoj se ai ishte shumë i zhgënjyer nga Shqipëria, dhe ndaloi së dashuri atdheun e tij apo jo?
“Jo, aspak. Delija gjithmonë tregonte aspektet shqiptare në artet e tij. Dhe pasi ra komunizmi, Delija u kthye menjëherë në qytetin e tij të lindjes. Ai ishte shumë nostalgjik për të . Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në Shkodër.”
- Donna in treno, 1990 – Lin Delija (Pasquala Chiuppi)
A është ky një nga artistët më të rëndësishëm shqiptarë në histori? Kur kërkoj emrin e tij në Wikipedia shqiptare, gjej vetëm disa rreshta për të.
“Po, ai mund të jetë një nga piktorët më të rëndësishëm në historinë e shqipërisë. Puna e tij u shfaq në Romë dhe njerëzit shkuan në shtëpinë e tij në Itali për të parë artet e tij.
Vite më vonë, Delija ishte një artist i njohur kombëtar në Shqipëri, dhe iu dha nderimi më i lartë i shtetit shqiptar. Nëse pyesni për të në klasat e historisë së artit në të gjithë botën, njerëzit do ta njohin atë.”
Çfarë mund të mësojmë nga Lin Delija, Kristiana?
“Shumë. Gjëja më e madhe që mund të mësojmë prejt tij është t’i qëndroni besnik identitetit tuaj – asaj që doni dhe asaj për të cilën jeni të apasionuar – pavarësisht se çfarë thonë institucionet.
Sidomos kur mendoni se komuniteti juaj po ju neglizhon. Mos e ktheni shpinën, por përpiquni ta kuptoni dhe të mësoni se çfarë është ajo që dashuroni vërtet nga ky komunitet.”
A doni të lexoni më shumë për figura historike?