Liqeni i Batllaves
- dua.com Team ·
- 03.07.2020 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Liqeni i Batllaves u ndërtua në fshatin Orllan të Podujevës. Ky liqen sot furnizon me ujë kryeqytetin e Kosovës dhe shërben si pikë turistike.
Kur të mbërrini në Orllan do të shiihni një liqen të gjatë rreth 3 kilometra. Liqeni i Batllaves është i thellë 48 metra. Malet që e rrethojnë ja shtojnë bukurinë këtij atraksioni të Llapit që po tërheqë çdo ditë e më shumë vizitorë.
Çka ju pret në Batllavë?
Në Batllavë do të jeni në gjendje të shijoni një pejsazh natyror që është i bukur në çdo stinë të vitit. Para jush do të shtrihet liqeni i përshtatshëm për not, lundrim me varka apo peshkim. Me një çmim shumë të ultë ju mund të merrni me qira një barkë. Me të mund të lundroni për orë të tëra në batllavë.
Ju mund të peshkoni e të notoni në liqen ashtu siç bëjnë çdo ditë gjatë verës dhjetra qytetar. Sa i përket ushqimit, tek liqeni i Batllaves janë së paku katër restorane. Kryesisht me ushqime tradiconale, ato i mirëpresin vizitorët e interesuar.
Pushimi juaj në Batllavë mund të bëhet edhe disa ditor. Për arsye se aty gjeni edhe dhjetra shtëpi malore dhe vila që mirëpresin vizitorët.
Legjenda e krushqëve të liqenit të Batllavës
Nëse ju intereson, ka edhe një legjendë që qarkullon ndër banorët e fshatit të Orllatit, fshat ky që shtrihet përreth liqenit. Ata thonë se brenda në liqen gjenden “varret e dy palë krushqve”.
Legjenda thotë se kohë më parë, aty ku gjendet sot liqeni, ishin takuar ballë për ballë dy palë krushq. Pra nga dy dasma të ndryshme. Sipas ligjeve të atëhershme të pashkruara, krushqit që u lëshonin të tjerëve rrugën, humbisnin nderin.
Dy palë krushqitë, duke mos lëshuar pe, kishin humbur jetën në atë vend, të cilin sot e mbulon uji i Liqenit të Batllavës.