Liri Gero

  • dua.com Team ·
  • 20.03.2020 ·
  • Kuriozitete ·
  • 4 min read

Liri Gero, Vajza 17vjeçare shqiptare duke luftuar nazistët! Çfarë historie! Dhe mënyra se si vdiq e reja Liri Gero, është e çuditshme.

Kristiana, historiania jonë na shpjegon se si. Para së gjithash, Kristiana, le të shohim se si ishte për njerëzit në Shqipëri në atë kohë. Shqipëria nuk ishte e lirë atëherë, apo jo? Kush po sundonte vendin në kohën që Liria po rritej?

“Në atë kohë, Italia ka patur nën pushtim Shqipërinë deri në vitin 1943. Përgjigja e shqiptarëve ishte komunizmi, i cili udhëhiqej nga intelektualët. Emrat si Liri ose Lirim ishin shumë të përhapur në atë periudhë, sepse prindërit nëpërmjet emrave të fëmijëve shprehnin dëshirën për liri.

Gratë kishin të njëjtën pjesëmarrje në luftën për liri dhe pjesëmarrje të barabartë

Kur përfundoi pushtimi italian, nazistët erdhën nga Gjermania. Shqipëria u gjend përsëri nën pushtim. Gjatë kësaj kohe, Partia Komuniste fillimisht thirri të rinjtë për të luftuar nazistët.

Liria, vazja 17 vjeçare dhe 67 femra të tjera nga Fieri iu bashkuan grupit sulmues. Partia Komuniste Shqiptare nxiti brezin e ri të luftonte dhe këta të fundit ishin të lumtur ta bënin këtë sepse dëshironin një Shqipëri të lirë”.

Më falni naivitetin tim, por prisja që vajzat e asaj kohë të punonin vetëm në shtëpi.

“Duhet ta fshijmë plotësisht mendimin tonë për rolin e grave në atë kohë. Një synim i madh i komunizmit ishte barazia gjinore. Gratë kishin të njëjtën pjesëmarrje në luftën për liri dhe pjesëmarrje të barabartë. Emri i saj ishte tashmë Liri. Ajo kishte një pushkë, luftoi dhe ishte pjesë e misioneve të ndryshme”.

Me pak fjalë ajo ishte komuniste. Në ditët e sotme do të kisha një mendim negative për këtë fakt, por duhet parë gjithmonë në kontekstin e atyre ditëve.

“Qëllimi kryesor i Partisë Komuniste në Shqipëri ishte të mbronte të drejtat e shqiptarëve, dhe bashkimin e popullit shqiptar.”

Ne dimë që ajo vdiq në moshën 17 vjeçare. Si?

“Ajo u plagos pas një sulmi në tetor 1944. Pasi sulmi i të rinjve shkaktoi goxha dëme ndaj ushtrisë gjermane, ata sërisht  përfunduan nën pranga. Për të vendosur një shembull, nazistët e dogjën të gjallë Liri Geron. E lidhën në një pemë, i hodhën benzinë ​​në gjithë trupin e saj dhe e dogjën. Kjo ishte shumë simbolike, sepse nazistët i shihnin shqiptarët si barbarë dhe djegia e trupit për shqiptarët ishte fyerja më e rëndë”.

A e dini se çfarë ndodhi me 67 gratë e reja?

“Jo, por dimë se popullsia e atëhershme e Fierit përbëhej nga vetëm 5000 veta. Prej të cilëve 68 veta ishin femra të reja pjesë e rezistencës komuniste.”

Çfarë mund të mësojmë nga Liria, dhe vajzat e tjera të guximshme?

“Liri Gero ishte një pjesë e madhe e rezistencës shqiptare. Në atë kohë Shqipëria sapo kishte shpallur pavarësinë, më saktë në vitin 1912. Ndaj, zemrat e shqiptarëve ishin të gufuara nga liria e sapogjendur dhe nuk mund të hiqnin dorë prej saj. Krahasoni Kosovën tani me Shqipërinë në atë kohë.
Vetëm pjesëmarrja e të rinjve mund ta çojë vendin përpara. Në çdo aspekt të shoqërisë, ne mund të mësojmë nga vajza si Liri Gero. Përveç kësaj, kjo tregon se jo vetëm burrat luftuan, por kemi një histori unike ku përfshihen edhe gratë e vajza si Liri Gero. Ato kanë qenë gjithmonë luftëtarë përkrah burrave.”

A doni të lexoni më shumë për figura historike?

dua.com Team

Related