Anxhela & Elidoni
- Fejuar në 2024
-
Francë
Dashuria e vërtetë frymon shqip

Anxhela
Ka jetuar në Shqipëri
Elidoni
Ka jetuar në Francë
Elidoni (37) nga Vlora dhe Anxhela (33) nga Lushnja janë njohur përmes dua.com – në një kohë kur të dy jetonin në shtete të ndryshme, Elidoni në Francë e Anxhela në Shqipëri.
Të dy po kërkonin diçka reale, serioze, si dhe magjinë e dashurisë. E sidomos për Elidonin, ishte shumë e rëndësishme të lidhej me dikë me të cilën ndante të njëjtën kombësi, gjuhë e traditë.
Problem ky që zgjidhet vetëm në dua.com. Dhe ja ku janë ata sot: të lumtur, në pritje të fëmijës së parë, Diellit të tyre.
Kush janë Elidoni dhe Anxhela?
Elidoni (37) is originally from Vlora but has lived and worked in France for about 15 years. There, he built a life and career, yet he was missing the other half of his heart — the woman with whom he would start a family.
Anxhela (33), from Lushnja, is a professional psychologist who has established her career and life in Albania. She, too, was searching for the person who would complete her and bring her happiness.
Kur je në kërkim të dashurisë së vërtetë, ndonjëherë duhet vetëm një klikim që ta ndryshojë jetën. Kështu ndodhi me Elidonin dhe Anxhelën, që u njohën përmes aplikacionit dua.com në verën e vitit 2024 dhe që sot, më pak se një vit më vonë, janë të fejuar dhe në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Një qëllim i qartë: Elidoni kërkonte një vajzë shqiptare
Pas një përvoje të vështirë në një lidhje me një vajzë të huaj, Elidoni e dinte saktësisht çfarë donte: një vajzë shqiptare me të cilën mund të ndërtonte të ardhmen.
“Duke jetuar prej vitesh në Francë, kam pasur eksperiencë lidhjeje me person të nacionalitetit tjetër. Por mirëkuptimi, rehatia dhe dashuria që gjeta te Anxhela, shqiptarja ime, nuk krahasohet me asgjë,” – thotë ai, duke shtuar: “Askush nuk të kupton si njeriu yt – njeriu që ta flet gjuhën, ta kupton traditën dhe botën.”
Historia e tyre është shembulli më i mirë se, kur synimet janë të qarta dhe ndjenjat janë të sinqerta, gjithçka është e mundur. Historia e tyre është shembulli më i mirë se, kur synimet janë të qarta dhe ndjenjat janë të sinqerta, gjithçka është e mundur.
“Më pëlqen personaliteti i Elidonit – i qetë, i kujdesshëm dhe romantik. Askush nuk më ka trajtuar më mirë se ai,” – shprehet Anxhela.
Kurse Elidonit, duket se Anxhela – përpos bukurisë së saj – ia ka marrë mendjen edhe me karakterin e saj, i cili e balanson dinamikën e tyre.
“dua.com ma rekomandoi një shok – falenderues për jetë”
Elidoni e zbuloi dua.com falë një shoku nga Gjakova, që e inkurajoi ta merrte aplikacionin, ta provonte dhe ta gjente fatin e jetës, pasi kishte dëgjuar shumë histori suksesi nga ky aplikacion.
“Një shok nga Gjakova ma rekomandoi dhe më tha që ka shumë vite që dua.com i bashkon shqiptarët kudo që janë. Unë nuk kisha dëgjuar më herët, por vendosa ta provoj në verën e vitit 2024,” – tregon Elidoni.
“Duke shfletuar profilet, sytë i zunë foton e Anxhelës – vajzës që sot ndan jetën me të.
“Më pëlqeu fotoja e saj dhe u gëzova shumë kur edhe ajo pëlqeu profilin tim dhe u bëmë match,” – kujton ai.
Elidoni nuk humbi kohë. Vetëm një muaj pas njohjes, në shtator 2024, udhëtoi nga Franca drejt Shqipërisë për ta takuar.
“Takimi i parë ishte me emocione dhe pritshmëri të ndryshme. U rregullova, u bëra gati, kisha emocione. U takuam dhe mendoj që u pëlqyem, por sërish është normale që kishim disa pikëpyetje dhe gjëra që donim t’i kishim të qarta, t’i besonim njëri-tjetrit për qëllimet tona,” – kujton Anxhela.
Elidoni ishte shumë i qartë që në fillim rreth qëllimeve të tij për të ardhmen.
“Qysh në fillim të njohjes, në gusht të vitit 2024, i tregova se qëllimet i kam serioze. Jam në një fazë të jetës ku dua të njoh një vajzë që më pëlqen, që e dua dhe me të cilën mund të krijoj familje,” – tregon ai.
Për të dy, themeli i lidhjes së tyre ishte komunikimi i vazhdueshëm dhe sinqeriteti.For both of them, the foundation of their relationship was constant communication and honesty.
“Komunikimi i vazhdueshëm na krijoi më shumë besim te njëri-tjetri. Ishim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe e dinim çfarë donim,” – thotë Anxhela.
Nga një takimi i parë te jeta e re në Francë
Vetëm pak muaj pas takimit të parë, jeta e tyre ndryshoi plotësisht.
“U pëlqyem edhe nga afër dhe vendosëm të krijonim një familje. Në fund të tetorit 2024, Anxhela mbeti shtatzënë. Në dhjetor kemi shkuar me familjarët e mi t’i kërkojmë dorën Anxhelës dhe kemi bërë një fejesë”, tregon Elidoni.
Më 28 shkurt 2025, ai e mori Anxhelën në Francë, ku po presin me emocion lindjen e djalit të tyre, të cilit do t’i vendosin emrin Diell, i inspiruar edhe nga emri i aplikacionit dua.com.
“Tani po presim që së shpejti të lindë bebi, djali, që do t’ia vendosim emrin Diell. Kemi marrë një shkronjë nga ‘Dua’ për t’ia vënë emrin djalit. Falë aplikacionit dua kam gjetur njeriun e jetës time. Kurrë mos i humbni shpresat – me aplikacionin dua.com, çdo ëndërr mund të bëhet realitet. Ju faleminderit, dua.com!” – shprehet Elidoni.
Aplikacioni dua.com – një urë për të bashkuar shqiptarët
dua.com – a bridge that unites Albanians
Për Elidonin dhe Anxhelën, dua.com nuk ishte thjesht një aplikacion takimesh – por një urë që i çoi drejt fatit të jetës.
“Është gjë shumë e bukur të dhurosh dashuri. Nuk duhet ta kemi kompleks njohjen në internet ose në një dating app – ne jemi dëshmi e gjallë e suksesit,” – thotë Elidoni.
Ndërsa Anxhela shton se përvoja në dua.com ishte shumë e mirë dhe ajo u ndje komplet e sigurt dhe në kontroll të situatës:
“Unë si person jam mendjehapur. Nuk kam pasur paragjykime, as frikë në dua.com. Jam ndier e sigurt sepse mund ta menaxhoja vetë, dhe këtë gjë mund ta bëjë secili në dua.com. Nëse dikush të shkruan diçka të pahijshme, mund t’i bësh bllok,” – shpjegon ajo.
Historia e Elidonit dhe Anxhelës është një dëshmi e pastër se dashuria e sinqertë dhe qëllimi i përbashkët mund të sjellin rezultate të mrekullueshme – edhe përmes një aplikacioni si dua.com, që vazhdon të bëjë bashkë shqiptarë nga mbarë bota, duke ndihmuar në ndërtimin e familjeve të reja dhe lidhjeve të qëndrueshme.