Magnez – Qysh me marre permes ushqimit dhe pse?

magnez

Si me marr magnez përmes ushqimit dhe pse? Një mineral shumë i rëndësishëm për trupin është magnezi.

Ky mineral merr pjesë në pothuajse të gjitha funksionet trupore.

Magnezi rregullon mbi treqind enzime dhe merr pjesë në kontraktimin e muskujve. Prandaj ka shumë rëndësi që të marrim sasi të nevojshme të magnezit përmes ushqimeve që i konsumojmë çdo ditë.

Çfarë duhet të hamë që të marrim magnez?

Në embrionin e grurit apo farat e lulediellit ka magnez, dhe janë furnizues të mirë të tij, por në të ushyerit e përditshëm luajnë rol shumë të vogël.

Në përgjithësi drithërat janë produkte që preferohen më shumë sesa produktet e miellit të bardhë, edhe fasulet kontribojnë në furnizimin me magnez.

Disa nga ushqimet e tjera që kanë shumë magnez janë: Bananja, terrshërët, bizelet, farat e kungullit, djathi, spinaqi, çokollada e zezë dhe avokado.

Efektet e mungesës së magnezit

Mungesa e magnezit sjell dhembje dhe kryesisht paraqitet natën, Janë të njohura ngërçet e nyjeve. Këtu mund të ndihmoj magnezi.

Por që më heret mund të dihen simptomat. P.sh kur mpihen duart dhe këmbet- është shenjë e mungesës së magnezit.

Simptomat e një mungese të madhe të magnezit mund të jenë: nervoza, harresa dhe marramendja.

Sasia e mjaftueshme e magnezit në planin e ushqimit  ju ndihmon t’i shmangeni problemeve. Në rast të paraqitjes së këtyre shenjave, lajmërohuni tek mjeku juaj.

Më shumë artikuj: