Mali i sharrit

  • dua.com Team ·
  • 17.04.2020 ·
  • ·
  • 2 min read

Mali i sharrit përfaqësojnë nga Bjeshkët e Sharrit që përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë.

Me lulëzimin e turizmit malor vitet e fundit në Kosovë fatmirësisht ato po vizitohen shpesh. Nëse ju ende nuk keni ecur këtyre bjeshkëve ne ju sygjerojmë ta bëni sapo t’ju jepet mundësia. Do të ngeleni të mahnitur me natyrën, florën e faunën e këtyre anëve.

Filloni nga Luboteni, mali që shihet në Prishtinë e në Shkup

Bjeshkët e Sharrit kanë disa maje të maleve. Ndër më të njohurat është ajo e Lubotenit. Nëse ngjiteni në Luboten do të ngjiteni në një maje mali të lartë afërsisht 2.498 metra.
Luboteni ndodhen në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Luboteni nuk është maja më e lartë e rrezes. Mirëpo është  është disi i izoluar nga pjesa tjetër e maleve, duke e bërë atë të dukshme si nga Prishtina ashtu edhe nga Shkupi. Megjithatë pamjen më piktoreske kjo maje ja jep qytetit të Kaçanikut.

Sharri është shtëpia e ariut, derrit e kaprrolit

Sikur të gjitha bjeshkët e trojeve shqiptare, edhe Bjeshkët e Sharrit janë të pasura me kafshë të ndryshme. Fauna e Maleve të Sharrit përfshin shumë kafshë të rralla dhe të rrezikuara. Këtu bëjnë pjesë një numër gjitarësh, si ariu i murrmë, rrëqebulli, derri i egër, ujku, kaprolli, dhia e egër dhe shpendët si shqiponja e malit, thëllëza e malit, gjeli i egër, skifteri kthetrabardhë, bufi, dhe shkaba. Mali i Sharrit shpesh edhe është studiuar nga ekspertët e kësaj fushe.

dua.com Team