Masakra e Mejes
- dua.com Team ·
- 27.04.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 3 min read
Masakra e Mejes është masakra më e madhe e luftës së Kosovës. Çdo vit, më 27 Prill qindra familje mblidhen në Mejë, afër Gjakovës
Ata nderojnë jetën e 376 shqiptarëve të masakruar aty. “Kishim shpresë. Shpresonim se dikush mund të ishte gjallë”. “Ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të dëgjojmë tregimet e asaj që përjetuan ata njerëz atë ditë.
Ishte një ditë kaq e tmerrshme, saqë dëshironim vetëm që ata të kishin një vdekje të shpejtë. Vetëm mendimi për këtë akoma më jep të dridhura”, thotë Jeton Sokoli.
Ai ishte pesëmbëdhjetë vjeç kur humbi babanë e tij Filipin dhe xhaxhallarët Simonin, Kristinin dhe Gjergjin. “Edhe kushëriri im vdiq atje, ai ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç”, tregon Jetoni.
Dhënia e një interviste për ngjarjen më të dhimbshme të jetës së tij, i jep Jetonit një ndjenjë të përzier. “Më bën keq, por nga ana tjetër jam krenar për heroin tim.
Babai im dha jetën e tij për familjen e tij”, thotë ai. Deri në vitin 2004 familja kishte shpresë se disa prej tyre ishin akoma gjallë.
“Por kjo shpresë u zhduk kur dëgjuam se eshtrat e të dashurve tanë u gjetën në një varr masiv në Bajtanica”. Ky është një vend afër Beogradit, qindra kilometra larg vendit të ngjarjes.
‘Nuk do të na marr malli për fjalimet e politikanëve këtë vit’
Për shkak të krizës së koronës sivjet nuk do të ketë një takim masiv në Mejë për të kujtuar jetën e 376 personave të masakruar. Në kushte normale qindra familje mblidhen atë ditë. Bashkë me fëmijët e shkollës, politikanët dhe gazetarët.
“Kjo është hera e parë qëkur kemi varrosur të dashurit tanë që nuk do të mund të mblidhemi. Sidoqoftë, si familje ne synojmë të shkojmë dhe të ju dërgojmë lule heronjve tanë”, thotë Jetoni.
Memoriali ka ndryshuar ndër vite por ende jo gjithçka ka përfunduar. E çuditshme, sepse është kaq e rëndësishme t’i tregosh botës se çfarë ndodhi. Si ndiheni për këtë?
“Ndihem shumë i turpëruar kur shoh gjendjen e mjerueshme të varrezave. Më vjen keq për familjet. Unë nuk ndaj të njëjtën empati për politikanët. Për shumë vite, ata na kanë vizituar gjatë këtyre ditëve duke bërë premtime boshe.
Nuk kemi nevojë për fjalë, kemi nevojë për veprime. Kjo është masakra e mejes më e madhe në vend dhe ende nuk po trajtohet si e tillë. Neve nuk do të na mungojnë fjalimet e politikanëve”.
Është gjithmonë tronditëse të dëgjosh sa serbë u dënuan për këtë vrasje masive: Zero. Si ndiheni ju personalisht për këtë?
“Kjo është diçka që ende nuk mund ta kuptoj. Ata ishin 376 qenie njerëzore të gjalla me emra, familje, punë dhe ëndrra. E drejta e tyre për të jetuar u mor prej tyre.
Në Mejë, atë ditë ndodhi një krim kundër njerëzimit, një genocid. Njëzet e një vjet pas masakrës, asnjë person i vetëm nuk është përndjekur. Kjo është e padrejtë dhe familjet ndjehen të tradhtuara.
Shtypi ndërkombëtar shkroi disa ditë pas masakrës për situatën.
