Mendime pozitive
- dua.com Team ·
- 16.07.2020 ·
- Personale ·
- 4 min read
Mendime pozitive, a mund ta trajnoni trurin tuaj të mendojë ndryshe? Studimet tregojnë se po, është e mundur të trajnoni trurin tuaj.
Bisedat që bëni me veten tuaj kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si ndiheni dhe silleni. Nëse i flisni vetes tuaj keq duke e kritikuar ashpër nuk do t’i arrini kurrë qëllimet tuaja. Fatmirësisht ka metoda që mund t’ju ndihmojnë të riprogramoni mënyrën sesi mendoni. Në fakt, stërvitja që bëni për ta riprogramuar trurin tuaj e ndryshon atë edhe fizikisht. Kjo është arsyeja pse kaq shumë terapistë përdorin cognitive behavior therapy (CBT) për t’i ndihmuar njerëzit të krijojnë ndryshime afatgjata.
Çfarë tregon kërkimi shkencor?
CBT është një trajtim i mirënjohur i shëndetit mendor. Terapistët përdorin këtë metodë që të ndihmojnë njerëzit të ndryshojnë modelet e të menduarit dhe sjelljet negative. CBT nuk është një trajtim i shpejtë që të bën të ndihesh mirë menjëherë duke maskuar problemet themelore. Studimet tregojnë në mënyrë të vazhdueshme se si këto ndryshime që ata nxisin janë edhe të matshme fizikisht. Neuroimaging tregon se CBT modifikon qarqet nervore që kanë të bëjnë me rregullimin e emocioneve negative.
Një studim zbuloi se pas vetëm nëntë javësh trajtimi online me metodën CBT, njerëzit e diagnostikuar me ankth, përjetuan ulje në nivelin e ankthit sepse ishte ulur aktiviteti i trurit në amigdalat e tyre. Studiuesit kanë zbuluar se CBT-ja ripërtërin trurin e njerëzve me depresion dhe me çrregullim të stresit post-traumatik. Cilat janë këto aftësi që terapistët u mësojnë pacientëve të tyre nëpërmjet CTB-së? Sigurisht, për arsye se terapija ka koston e vet, nuk na jep gjithë teknikat, por na zbardh vetëm tre prej tyre.
Eliminoni mendimet e padobishme
Të mendosh gjëra të padobishme si “Kjo nuk ka për të funksionuar kurrë” ose “Jam një idiot. Sapo shkatërrova gjithçka”, nuk vlen. Këto mendime negative shndërrohen në profeci vetë-përmbushëse dhe mendimet e tepruara negative ju pengojnë të ecni përpara. Trajnoni trurin tuaj të mendojë pozitivisht. Lajmi i mirë është se ju mund t’i ristrukturoni këto mendime. Hiqni dorë nga ide te tilla si, “Askush nuk ka për të më punësuar”. Rikujtoji vetes se nëse vazhdon të punosh shumë duke kërkuar punë, do keni më shumë mundësi për t’u punësuar. Pastaj, shtyni veten tuaj të mendojë në mënyrë të ekuilibruar. Për shembull: “Ka mundësi që kjo të mos funksionojë, por ka edhe një shans që unë të kem sukses. Do bëj më të mirën time si gjithmonë”. Pra mundohuni që të keni mendime pozitive
Dëshmojani vetës të kundërtën
Ndonjëherë truri të gënjen. Kështu që kur të thotë se nuk ke për tu rritur në detyrë, ose që ke për t’i humbur ato 10 kg, shikojini këto mendime si sfidë. Me pak fjalë, provoji vetes të kundërtën e asaj që të thotë truri.
Sa herë që mendoni se nuk keni më fuqi dhe jeni të rraskapitur, sforcojeni veten të bëj edhe një hap më tepër. Aplikoni nëpër vende pune ku mendoni se kërkojnë më shumë nga cfarë mund të ofroni, mund të surprizoheni nga përgjigja që do merrni. Sa herë që sfidoni trurin, ia ndryshoni atij komplet këndvështrimin që ka për gjërat që e rrethojnë. Në të njëjtën kohë rritet edhe vetbesimi juaj.
Krijoni një mantra personale
Vëreni mendimet negative që keni për veten. Për shembull kur shani vete tuaj, ose kur urren reflektimin tënd në pasqyrë, ose kur ndjeni sikur jeni një dështak. Sa herë që kapni veten tuaj duke menduar gjëra të tilla, luftojini. Identifikojini këto modele, pastaj zhvilloni një mantra personale që mund të përdorni sa herë keni mendime të tilla negative. Sa herë i përsërisni vetes suaj “Bëj më të mirën tënde” ose “Mos u dorëzo, nuk është aq e vështirë” me kalimin e kohës truri juaj do riprogramohet pozitivisht dhe do të keni mendime pozitive. Si çdo aftësi e re, stërvitja e trurit për të menduar ndryshe kërkon kohë. Por sa më shumë ë praktikoni të menduarit nryshe, aq më shumë muskuj do të ndërtoni. Përveç kësaj, truri juaj do të pësojë ndryshime fizike që do t’ju ndihmojnë përherë në jetën tuaj.