Qysh me i shmangë mënyrat e rrezikshme për humbje peshe?
- dua.com Team ·
- 31.03.2017 ·
- Qysh Me ·
- 3 min read
Shumica prej nesh e dime qe te kesh humbje peshe ne menyren e duhur me nje proces gradual kerkon perkushtim jetegjate ndaj shendetit.
Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerez shkojne ne ekstremitet per tu dobesuar shume shpejte dhe me shume rrezik.
Perderisa dietberesit ekstrem mund te humbin peshe ata gjithashtu mund te humbin edhe jeten e tyre.
Rri larg nga keto kater metodat e rrezikshme per humbje peshe qe do ti permendim me poshte.
Deshira dhe presioni per te humbur peshe per shume femra eshte aq a madhe sa ato jane te gatshme te komprometojne shendetin e tyre gjate ketij procesi.
Mënyrat e rrezikshme për humbje peshe
Dietberesit ekstrem qe perdorin keto kater metoda pervec tjerash do te zbulojne se nuk ka garanci se do te humbesh peshe. Ne fakt, e vetmja garanci eshte se ata do i komplikojne gjerat duke lozur me shendetin e tyre dhe jo humbje peshe.
Diuretiket
Diuretiket, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilace qe rrisin prodhimin dhe lirimin e urines. Ato nuk bejne humbje peshe por vetem uje.
Si pergjigje te humbjes te tepert te ujit nga diuretiket, trupi do te filloj te mbaj ujin prape pas ca diteve. Kjo nxit nje cikel te ri e te keq te perdorimit te diuretikeve pasi qe perdoruesit marrin me shume pilula per te larguar kete peshe ujore.
Dehidrimi eshte pasoja me e zakonshme e perdorimit te diuretikeve.
Dehidrimi serioz mund te kthehet ne gjendje kercenuese per jeten tuaj.
Gjeja e vetme qe perdoruesit humbin me perdorimin e diuretikeve jane lengjet vitale dhe elektrolitet, te cilat jane te domosdoshme per funksion te mire te zemres, veshkave dhe melcise, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku.
Laksativet
Laksativet zbrazin zorren e trashe dhe kjo ka shume pak ndikim ne humbje peshe.
Arsyeja eshte se ushqimet dhe kalorite qe konsumoni vec jane absorbuar ne zorre te vogel ne momentin kur laksativet fillojne punen. Ashtu sikur me diuretiket, i vetmi ndryshim eshte se ju humbni uje.
Ju bene te ndiheni me te dobet por eventualisht ju prape do fitoni ujin e kjo ju bene te dukeni dhe ndiheni te fryre e kjo nxit fillimin e perdorimit te laksativeve ne nje orvatje deshperuese per te luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit.
Perdorimi i vazhdueshem i laksativeve mund te shkaktoj efekte anesore te pakendshme.
Perdoruesit me vone e shohin se nuk mund te kryejne nevojen pa perdorimin e laksativeve.
Procesi jashteqitjes demtohet pergjithmone e ne raste ekstreme edhe vdekja mund te vije si pasoje.
Shurupi Ipecac (Ipecac Syrup)
Ata qe kane pak njohuri ne mjekesi e dine se Ipecac Syrup perdoret per te nxitur vjelljen pas helmimit.
Grate qe vuajne nga bulimia e kane te njohur Ipecac Syrup-in pasi qe e perdorin per te nxitur vjelljen. Fatkeqesisht, shume gra qe vuajne nga bulimia kane vdekur duke e perdorur kete shurup rregullisht.
Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, perberesi i saj aktiv, ndertohet ne inde dhe dobeson zemren duke shkaktuar rrahje te crregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymemarrje, rrahje te shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.