Modele flokesh per femra ne vitin 2022

  • dua.com Team ·
  • 15.12.2015 ·
  • Lifestyle ·
  • 3 min read

Modele flokesh per femra në vitin 2022 është gati këtu tani dhe ju sigurisht jeni shumë kurioz të dini trendet e reja per prerje flokësh.

Personalisht ju sugjerojmë që të mos humbni më kohë për të azhornuar trendet e modës aktuale, kur vjen puna për stilin e flokëve tuaja. Mjeshtrit e mëdhenj të bukurisë dhe artistët kanë thënë tashmë se “Ju kot veshni këpucë të shtrenjta me veshjen tuaj të preferuar sexy, në qoftë se flokët tuaja duken  një rrëmujë totale”. Pra, mos lejoni që kjo të ndodhë në stilin tuaj  dhe lexoni artikullin për të kuptuar trendet më të nxehta të flokëve për femra në vitin që po vjen!

Hijet merrni ende në konsideratë!

Çdo vit ka ngjyrën e vet, apo jo? E pra, ngjyra e këtij viti është Marsala, por mos u bëni merak. Stili i flokeve është krejtësisht i ndryshme, kur është fjala për nuanca. Fakt është se vërtetë çdo fije floku ka hijet e veta gjithashtu. Ju duhet të konsideroni stilin e flokeve të lyera komplet me  bojë te verdh si diell ose bajame kafe. Si dhe fije delikate Ombre.

Ngjyra Gështenje po kthehet përsëri në modë!

Në qoftë se ju preferoni stilet që duken natyrale, qoftë dredha apo të thyera,  kjo është ngjyra juaj! Në përgjithësi këtë vit shmangeni hijet shumë drastike dhe të rreme të kuqen, të zezen apo të bardhen.

Prerjet që duhet ti provoni!

Duart lart të gjitha vajzat, të cilët janë të afta dhe të guximshme për të eksperimentuar me flokët e tyre, sepse viti 2016 do të jetë viti i tyre! Pse ua them këtë? Sepse gjatë 12 muajve të ardhshme: Flokët shumë të gjata me dredha të shkelqyera do të jenë jashtë modës.

Konsideroni prerjet e shkurtëra nga të gjitha anët!

Duhet të merrni vendim të guximshme dhe të preni  flokët tuaja qoftë me bishta, më të shkurtëra në anë të majtë, apo të djathtë.

Shmangni simetrit sepse definitivisht nuk janë në trend këtë vit. Mos hezitoni të provoni stile super të lezetshme duke i kapur me shtesa . Në qoftë se nuk jeni të gatshëm të hiqni dorë nga floket e gjata të cilat i keni rritur për disa vjet, provoni shkallzim të lehtë në mes të gjatësisë Sepse japin efekt të bukur, pak të çrregullt dhe disa kaqurrela të lehta.

Tiarat/Lidhëset në kokë

Nëse tashmë keni vendosur një stil, konsideroni ndarjen në mes të kokes. Pastaj vepra artizanale sepse Tiarat/Lidhëset ekstra artistike me detaje interesante do të jenë shumë në modë këtë vit!

Shpresojmë të ju kemi ndihmuar sa i përket temës Modele flokesh per femra.

dua.com Team

Related