Moti ne Dragash per sot dhe 7 ditet e ardheshme.
Moti në qytetet e Kosovës:
Ninja Column 1 | Ninja Column 2 | Ninja Column 3 |
---|---|---|
Prishtinë
| Prizren
| Gjilan
|
Ferizaj
| Gjakovë
| Pejë
|
Mitrovicë
| Istog
| Podujevë
|
Moti ne Dragash i takon rrymave klimatike kontinentale me ndikim nga erërat mesdhetare. Komunae Dragashit ka reliev kodrinoro – malor.
Moti në Dragash – Karakteristikat
Komuna e Sharrit (Dragashit) është komuna më jugore e Kosovës. Moti ne Dragash i takon rrymave klimatike kontinentale me ndikim nga erërat mesdhetare. Komunae Dragashit ka reliev kodrinoro – malor. Kufizohet në veri me Prizrenin prej ku edhe lidhet me pjesët tjera të Kosovës. Ndërsa nga lindja në jug kufizohet me Maqedoninë, përderisa nga Jugu në Perëndim kufizohet me Shqipërinë (Qytetin e Kukesit).
Gjithë kufiri me Maqedoninë është i përshkruar me kurora të larta malore. Përderisa Kufiri me Shqipërinë karakterizohet edhe me gryka të thella lumore. Në drejtim të Prizrenit pjesët kodrinore janë me rrënjë më të buta. Andaj dhe orientimi i Dragashit është kah Prizreni.
Temperaturat në Dragash
Duke qenë me lartësi të madhe mbidetare (1192 metra) moti në Dragash është zakonisht shumë më I ftohtë se në Prizren. Ani pse shumë afër. Duke qenë në shpatet e maleve të sharrit, dhe malit të koritnikut reshjet në Sharr janë të shumta, përderisa bora mvesh malet deri në fund të prillit.
Kjo ka bërë që malet e Sharrit të jenë atraksion turistik sidomos gjatë dimrit për skijatorët, poashtu gjatë verës adhuruesit e bjeshkatarisë preferojnë ngjitjet në malet që rrethojnë Sharrin. Moti në Dragash gjatë dimrit shënon rënie të madhe të temperaturave, temperatura më e ulët shënohet gjatë muajit janar (-.3.9C) Vera në Dragash – Sharr është e freskët dhe me lagështi, netët janë të freskëta dhe i ngjajnë pranverës. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik (19.9C).