Moti ne Elbasan per sot dhe 7 ditet e ardheshme.
Moti në qytetet e Shqipërisë:
Ninja Column 1 | Ninja Column 2 | Ninja Column 3 |
---|---|---|
Tiranë
| Durrës
| Shkodër
|
Fier
| Berat
| Korçë
|
Vlorë
| Elbasan
| Lezhë
|
Moti ne Elbasan i nënshtrohet rrymave klimatike mesdhetare që karakterizohen me dimra të butë dhe me verë të nxehtë e të thatë.
Moti në Elbasan – Karakteristikat
Elbasani është qytet dhe bashki në pjesën qëndrore të Shqipërisë. I vendosur në jug lindje të Tiranës, Elbasani është epiqendra e Qarkut të Elbasanit.
Elbasani është qyteti i katërt për nga madhësia në Shqipëri. Historia e qytetit të Elbasanit si vendbanim daton që prej shekullit të II para erës sonë. Arkeologët besojnë që në lindje të qytetit aktual është zhvilluar civilizimi i atëhershëm.
Elbasani
Gjatë periudhës romake, Elbasani njihej si Scampius, dhe ishte pikë kyçe në perandorinë romake. Kjo për shkak të pozitës së tij gjeografike, Scampius ishte një kryqëzim rrugësh ku Perandoria Romake ndërtoi rrugën Via Egnatia, një rrugë me strategji ushtarake dhe ekonomike ku do lidhej Roma me Kostandinopojën.
Scampiusi poashtu kryqëzonte këtë rrugë me rrugën që lidhte Dyrrahun (Durrësin e sotëm) me Apolloninë. Qyteti e bashkia që shtrihen në fushën e Elbasanit, kufizohet në krahun e tij të djathtë me rrjedhën e mesme të lumit Shkumbin.
Në lindje kufizonet nga Krasta e Madhe dhe e Vogël përderisa në veri nga kodrat e Ullishtave dhe në perëndim nga përroi i Zaranikës. Kjo bën që moti ne Elbasan në njëfarë forme të jetë I mbrojtur nga ndikimi i rrymave klimatike kontinentale.
Temperaturat
Gjatë verës moti ne Elbasan shënon ngritje të temperaturave shpesh herë duke kaluar mbi 35˚C. Thatësia gjatë muajve të verës është e lartë dhe rrallë herë ka reshje shiu. Temperaturat më të larta mesatare arrihen gjatë muajve korrik dhe gusht, 29.6˚C.
Dimri është përgjithësisht i butë me reshje të herë pas hershme të shiut. Moti në Elbasan gjatë dimrit rrallë herë prek temperaturat nën 0˚C. Muaji më i ftohtë është janari me temperaturën më të ulët mesatare prej 2.4˚C.
Ndjekni Parashikimin e motit ne gjithe Shqiperine, ne qytetet si psh: Tirana, Gjirokastra, Durresi, Fieri, Vlora etj.