Moti ne Gjilan

moti ne gjilan

Moti ne Gjilan per sot dhe 7 ditet e ardheshme.

Moti në qytetet e Kosovës:

Moti ne Gjilan gjatë dimrit është i butë. Përvec ndikimeve të klimës kontinentale që vjen nga erërat e veriut.

Moti në Gjilan – Karakteristikat

Edhe pse me lartësi relative mbidetare (mbi 410m.) moti në Gjilan mund të themi se është i klimës së mesme kontinentale. Gjilani dhe komunat përreth janë të ekspozuar ndaj erërave që karakterizohen varësisht nga drejtimi.

Kur era vjen nga Prishtina (veri-perëndim) sjellë të ftohtë të madh dhe zakonisht përcillet me të reshura. Ndërsa kur erërat vijnë nga Karadaku moti shënon ngritje. Në Gjilan kjo njihet si era që shkrin borën.

Moti ne Gjilan gjatë dimrit është i butë. Përvec ndikimeve të klimës kontinentale që vjen nga erërat e veriut, temperaturat në Gjilan rrallëherë shënojnë rënie nën 0C.

Temperaturat

Temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit shënohet në Janar, -0.9˚C, në fushat e anamoravës reshjet janë më të vogla krahasuar me terrenet malore. Verës Gjilani shënon ngritje të temperaturave, vera në Gjilan karakterizohet me thatësi të madhe. Luginat janë të mbrojtura nga rrymat e erërave derisa ‘Anamorava e poshtme’ shënon temperaturat më të larta.Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit korrik, 20.7˚C.

Rreth Gjilanit

Gjilani ndodhet në lindje të Kosovës me shtrirje kah Jugu. Pozicioni gjeografik në kufi me Serbinë dhe Maqedoninë e bëjnë që Gjilani të jetë urë lidhëse për regjionin. Qyteti që daton nga shekulli XIV, tani ka sipërfaqe prej 392 km2 dhe ka mbi 91 mijë banorë.

Relievi gjeografik i Gjilanit është i përcaktuar nga dy gjëra, Lumi Morava dhe Malet e Karadakut. Lumi Morava i cili përgjatë gjithë shtrirjes mbledh lumenjtë që derdhën në të karakterizon gjithë regjionin. Gjilani shihet si qendër e regjionit të Anamoravës.

Komunat me të cilat kufizohet Gjilani janë Prishtina, Kamenica, Vitia, Kumanova.

Malet e Karadakut kufizojnë Gjilanin e Kosovën në JugLindje me Maqedoninë e Serbinë.

Afërsia e Gjilanit me Kumanovën dhe Luginën e Preshevës e bëjnë atë qendër edhe të shqiptarëve që janë jashtë Kosovës.

Më shumë artikuj:

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me