Moti ne Kavaje

  • dua.com Team ·
  • 24.11.2022 ·
  • ·
  • 2 min read

Moti ne Kavaje është i klimës mesdhetare. Kavaja është një qytet që ndodhet në pjesën e mesme të Shqipërisë.

Moti në Kavajë – Karakteristikat

Pozita gjeografike e Kavajës, e pozicionuar në bregun e detit Adriatik bën që moti në Kavajë t’i takojë klimës mesdhetare.

Kavaja është qytet që ndodhet në pjesën e mesme të Shqipërisë. Me shtrirje në perëndim të Shqipërisë, Kavaja është larg Durrësit kah jugu vetëm 15 km dhe larg Tiranës kah perëndimin vetëm 25 km.

Kavaja si bashki ka një sipërfaqe prej 198 km2 dhe një popullsi prej 40 mijë e 850 banorëve. Prej të cilëve shumica jetojnë në qytetin e Kavajës, mbi 29 mijë.

Viteve të fundit me zhvillimin e turizmit, Kavaja ka pësuar zhvillim të hovshëm dhe është shndërruar në një nga atraksionet më të mëdha turistike të vendit.

Kavaja

Me një lartësi të vogël mbidetare, prej vetëm 35 metrave, Kavaja karakterizohet edhe nga lumi Shkumbin i cili e përshkon qytetin e Kavajës mes për mes. Si pikë kryesore orientimi Kavaja ka Kepin e Lagjit të cilin e prekin ujërat e detit Adriatik në tri anët e sipërfaqes së tij.

Moti në Kavajë gjatë verës shënohet me temperatura të larta dhe me thatësi të madhe. Të rralla janë rastet kur ka reshje shiu gjatë muajve korrik e Gusht.

Temperaturat

Temperatura më të larta mesatare gjatë vitit shënohen gjatë muajit gusht me variabla nga 18C deri në 36C. Ka raste kur temperaturat kalojnë edhe mbi 40C. Gjatë dimrit moti ne Kavaje është i freskët dhe karakterizohet me reshje të shpeshta e me lagështi të madhe.

Muaji më i ftohtë është janari ku edhe shënohen temperaturat më të ulëta mesatare gjatë vitit, nga -2C deri në 11C. Reshjet më të mëdha realizohen gjatë muajve nëntor dhe dhjetor dhe arrijnë diku mbi 260 mm.

Ndiqni motin edhe per tjera qytete ne Shqiperi si: Gjirokastra, FieriVlora etj.

dua.com Team