Moti ne Ksamil

moti ne ksamil

Moti ne Ksamil per sot dhe 7 ditet e ardheshme.

Moti në qytetet e Shqipërisë:

Ninja Column 1Ninja Column 2Ninja Column 3
Tiranë
Durrës
Shkodër
Fier
Berat
Korçë
Vlorë
Elbasan
Lezhë

Moti ne Ksamil i nënshtrohet rrymës klimatike mesdhetare dhe reshjet janë të rralla. Ksamili është fshat në jug të Shqipërisë.

Moti në Ksamil – Karakteristikat

I pozicionuar në jug të qytetit të Sarandës, Ksamili gjindet në dalje të rrugës për në Butrint. Viteve të fundit është një nga vendpushimet më të frekuentuara nga pushuesit vendor e të huaj. Me promovimin e viteve të fundit, Ksamili është bërë shumë I njohur në botën e jashtme. Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian’ në një artikull të vitit 2015 kishte përfshirë Ksamilin si një ndër 20 vendet më të preferuara për ti kaluar pushimet verore.

Ksamili

Duke qenë se në shumicën e vitit moti ne Ksamil është i ngrohtë, fshati ka disa hotele të vogla dhe disa shtëpi të cilat mirëpresin pushues gjatë gjithë vitit. I njohur për ujin e kristaltë dhe plazhet me rërë, rekreacion përbëjnë edhe 3 ishujt të cilët nëse shikohet nga lartë kanë formën e kupolave. Duke qenë shumë afër Sarandës, të shumtë janë turistët që kalojnë netët në Sarandë dhe frekuentojnë Ksamilin për plazh gjatë ditës. Në Ksamil gjatë verës shënohen temperatura tropikale. Ditët janë përvëluese dhe të thata, përderisa reshjet janë të rralla.

Temperaturat

Muaji më i nxehtë konsiderohet gushti, ku edhe shënohet temperatura më e lartë mesatare gjatë vitit, 36.7C. Gjatë vitit mbi 10 ditë, temperaturat prekin 45C. Gjatë dimrit, moti në Ksamil ngjason me pranverën e vendeve në Shqipërinë e mesme. Rrezet e diellit ndriçojnë gjithë fshatin, përderisa të rralla janë reshjet e shiut. Muaji më i ftohtë është janari, ku shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit, 5.6C.

Pamje nga Ksamili

https://www.youtube.com/watch?v=AYIv6ZE7j4g Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh: TiranaGjirokastraDurresiFieriVlora etj.

 

Më shumë artikuj:

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me