Moti ne Oher
- dua.com Team ·
- 24.11.2022 ·
- Parashikimi i motit 2023 ·
- 3 min read
Moti ne Oher i takon rrymës klimatike mesdhetare. Ohri është qytet dhe komunë në pjesën jug perëndimore të Maqedonisë së Veriut.
Moti në Ohër – Karakteristikat
Qyteti që njihet edhe për shkak të një prej liqeneve më të mëdha në gjithë Evropën.
Karakterizohet për lashtësinë e tij dhe për numrin e madh të objekteve që janë ruajtur nga e kaluara, dhe kjo ka bërë që qyteti bashke me liqenin e Ohrit të jenë pjesë e listës së objekteve të mbrojtura të trashëgimisë nga Unesco.
Në historinë e lashtë Ohri ka qenë qendra kryesore e fisit ilir aatë Enkelve. Kalaja që ndodhet në kodrën rrëzë së cilës shtihet edhe qyteti ka vjetërsi mbi 26 shekuj, përderisa ndërtimi aktual i kalasë është ripërpunim nga një mbret bullgar (Samolli) në shekullin e X të erës sonë.
Ohri sot ka një popullsi prej 43 mijë banorëve, prej të cilëve vetëm 7% apo diku 3 mijë banorë janë shqiptarë.
Ohëri
Liqeni i Ohrit është atraksioni më i madh që tërhjek mijëra vizitorë gjatë vitit. Liqeni i Ohrit është ndër liqenet më të vjetra dhe më të thëlla në gjithë Evropën.
Përveç pushuesve liqeni i Ohrit tërhjekë shumë sportistë, peshkatarë si dhe shkencëtarë. Ka një pamje magjepsëse sidomos nga Kalaj mbi qytet por poashtu edhe me malet që e rrethojnë kompleton një peisazh panoramik.
Fauna e shpezëve në Liqenin e Ohrit është shumë e pasur që tërhjekë shumë fotografë nga gjithë bota. Moti ne Oher gjatë muajve të verës shënohet me temperatura të larta dhe me thatësi të madhe. Reshjet janë të rralla, dhe sasia më e vogël e reshjeve është gjatë muajit korrik, kur mesatarisht ka nën 30 mm reshje.
Temperaturat
Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti kur edhe shënohen temperaturat më të larta mesatare gjatë vitit, 27.7C. Gjatë dimrit moti ne Oher shënohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të herë pas hershme.
Në majet e malit të Gjallicës që ndan këtë liqen nga Liqeni i Prespës, bora shihet deri në mes të muajit maj. Muaji më I ftohtë në Ohër është Janari ku edhe shënohet temperatura mesatare më e ulët gjatë vitit, -1.5C. Reshjet më të shpeshta shënohen në muajin nëntor, me reshje mesatare prej 90 mm.
Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Maqedonine, si psh:
Shkupi, Tetova, Kumanova, Ohëri etj.