Moti ne Pogradec
- dua.com Team ·
- 24.11.2022 ·
- Parashikimi i motit 2023 ·
- 2 min read
Moti ne Pogradec është i përzier mes klimës malore mesdhetare dhe asaj mezo kontinentale. Pogradeci është qytet në jug lindje të Shqipërisë.
Moti në Pogradec – Karakteristikat
I shtrirë në luginën e rrethuar nga malet në Perëndim dhe kodra të ulëta në lindje dhe jug, Pogradeci është në brigjet e Liqenit të Ohrit.
Pogradeci si qytet ka një sipërfaqe prej 13.5 km2 dhe ka popullsi prej 38 mijë e 500 banorëve. Bën pjesë në qarkun e Korçës dhe rruga më e shpeshtë që përdoret për të shkuar në Korçë kalon nëpër Pogradec. Për shkak të bukurive që karakterizon qytetin dhe gjithë zonën përreth Pogradeci ka qenë I listuar nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore.
Pogradeci
Duke ndarë me Maqedoninë (e Veriut) Liqenin e Ohrit, Pogradeci është edhe qytet kufitar. Në lindje zgjatja e Malit të Thatë i cili bën pjesë në Parkun Nacional të Prespës, ndaq qytetin e Pogradecit prej liqenit të Prespës. Moti ne Pogradec shënohet me temperatura të luhatshme varësisht prej relievit dhe zonave. Në zonën e luginës së qytetit, moti është më i ngrohtë dhe karakterizohet me temperatura të larta gjatë verës.
Temperaturat
Lagështia që vjen prej Liqenit bën që netët të konsiderohen të freskët. Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti ku edhe shënohen temperaturat më të larta mesatare, 30˚C. Gjatë dimrit moti ne Pogradec shënohet me rënie të temperaturave.
Në pjesët malore reshjet janë më të shpeshta përderisa në qytet bora shihe rrallë dhe reshjet e shiut nuk janë të shumta. Sasia mesatare e reshjeve gjatë vitit arrin në 730 mm. Muaji më i ftohtë është janari ku dhe shënohet temperatura më e ulët mesatare gjatë vitit, – 5˚C.
Pamje nga Pogradeci
Moti ne te gjithe Shqiperine, si psh. Tirana, Gjirokastra, Durresi, Kukesi, Vlora etj. mund ta ndiqni tek ne.