Moti ne Prishtine

moti ne prishtine

Moti ne Prishtine per sot dhe 7 ditet e ardheshme.

Moti në qytetet e Kosovës:

Moti ne Prishtine eshte i percaktuar kryesisht nga klima kontinentale. Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shtrihet në veri-lindje të vendit.

Moti në Prishtinë – Karakteristikat

Edhe pse shtrirja nuk tregon afërsi me vargmalet ballkanike, moti në Prishtinë eshte i percaktuar kryesisht nga klima kontinentale.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, shtrihet në veri-lindje të vendit dhe kufizohet me Lipjanin, Vushtrrin, Fushe Kosoven, Podujeven etj. Me një sipërfaqe goxha të rrafshët prej 30.3km² Prishtina është shumë afër maleve të Gollakut.

Numri i banorëve rezident llogaritet të jetë rreth 180 mijë. Konsiderohet si qyteti i dytë më i madh në Europë, pas Tiranës.

Prishtina është ndër vendet e cila i përjeton të gjitha stinët dhe gjithmonë është në limitet e temperaturave mesatare të gjithë Kosovës.

Karakteristikat

Moti në Prishtinë karakterizohet nga ndryshimet e menjëhershme brenda ditës. Në një ditë pranvere ju mund të merrni rrezet e diellit por edhe mund te ftoheni nga freskia e netëve.

Reshjet janë të shpërndara në pothuajse gjithë vitin. Por kjo prap nuk e bën Prishtinën si vend me ujë të mjaftueshëm. Gjatë dimrit moti ne Prishtine prek temperaturat më të ulëta në vend dhe shpesh herë karakterizohet me reshje të mëdha të borës.

Kjo bën që fshatrat që shtrihen në rrënjët maleve të Gollakut të marrin pamje pitoreske. Vera në Prishtinë përveçse e nxehtë, është edhe shumë e thatë.

Temperaturat

Temperatura mesatare më e lartë shënohet gjatë muajit Gusht, 26˚C. Moti në Prishtinë ka historikun e vetë të prekjes së amplitudave të temperaturave si të larta ashtu edhe të ulëta.

Shumicën e rasteve gjatë ditëve të nxehta të verës mjekët bëjnë thirrje që të evitohen daljet e shpeshta pikërisht për shkak të temperaturave të larta. Temperatura më e lartë e shënuar që nga vitit 1960 e tutje është 39.2˚C. Temperatura mesatare më e ulët shënohet gjatë muajit Janar, -5˚C. Ndërsa më e ulëta që po nga I njëjti vit është -27.2˚C.

Pamje nga Prishtina

Përvec faktorit klimatik, viteve të fundit në këtë ka ndikuar edhe zvogëlimi i hapësirave të gjelbra dhe shtimi i ndërtimeve.

Gërmia mbetet e vetmja oazë e freskisë gjatë ditëve të verës në Prishtinë.

Më shumë artikuj:

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me