Moti ne Shengjin per sot dhe 7 ditet e ardheshme.
Moti në qytetet e Shqipërisë:
Ninja Column 1 | Ninja Column 2 | Ninja Column 3 |
---|---|---|
Tiranë
| Durrës
| Shkodër
|
Fier
| Berat
| Korçë
|
Vlorë
| Elbasan
| Lezhë
|
Moti ne Shengjin i takon rrymave të klimës tipike mesdhetare. Shëngjini është qytet dhe ish bashki në pjesën veri perëndimore të Shqipërisë, pjesë e rrethit dhe qarkut të Lezhës.
Moti ne Shengjin – Karakteristikat
Shëngjini njihet për portin e tij detar dhe për plazhën e gjerë që ka dhe përgjithësisht është qytet turistik.
Ekonomia e Shëngjinit përgjithësisht është e orientuar rreth portit detar. I cili është i treti port më i madh në Shqipëri. Për nga qarkullimi tregtar nuk I afrohet porteve tjera.
Shengjini
Ani pse është i vetmi port detar në veri të portit të Durrësit (më i madhi në Shqipëri). Viteve të fundit me investimet që janë bërë në infrastrukturë, e edhe për shkak të afërsisë, si pika më e afërt detare. Shëngjini është shndërruar në një nga atraksionet turistike për pushuesit nga Kosova. Shëngjini preferohet sidomos nga ata që pëlqejnë plazhet e egra në të cilët është ruajtur natyra e bukur për të cilën shquhet ky qytet. Vetëm 100 metra larg bregut të Adriatikut, i gjithë qyteti duket sikur mbulet nga mali ‘Rrenc’ i cili ka një lartësi prej 160 metra mbi nivelin e detit.
Moti në Shengjin është përgjithësisht I ngrohtë dhe karakterizohet me lagështi të madhe.
Temperaturat
Gjatë verës ditët janë të nxehta, por natyra e bukur që rrethon qytetin bën që qyteti të gjejë freskinë e nevojshme. Muaji më i nxehtë është korriku me temperaturën më të lartë mesatare 28.7˚C. Gjatë dimrit temperaturat shënojnë ulje, por rrallë herë biejnë nën 0˚C. Erërat që vijnë nga veriu herë pas herë sjellin ndikimin e klimave kontinentale, por rrallë herë ka reshjë të borës në Shëngjin. Muaji më i ftohtë është janari ku dhe shënohet temperaturë më e ulët mesatare gjatë vitit, 3.4˚C.