Moti ne Shkup

  • dua.com Team ·
  • 24.11.2022 ·
  • Parashikimi i motit 2023 ·
  • 2 min read

Moti ne Shkup karakterizohet me lëvizja të mëdha. Shkupi, qyteti i vjetër më shumë se 6000 vjet, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut.

Moti në Shkup – Karakteristikat

Me Kalanë në të cilën janë gjetur edhe gërmadha nga epoka e Neolitit. I shtrirë në pjesën veriore të Maqedonisë (së Veriut) lumi Vardari përshkon gjithë qytetin. Shkupi në katër anët e tij është i kufizuar me male.

Shkupi

Nga Malet e Sharrit në Perëndim e deri të mali i Osogovës në lindje. Nga Malet e Karadakut në veri e te mali i Mokrës në Lindje. Kjo e bën që moti ne Shkup të ndryshojë gjatë stinëve duke bërë që të përjetohen të gjitha stinët e plota.

Lagështia në Shkup është e ulët në krahasim me vendet në të cilat depërtojnë rrymat mesdhetare nga deti Adriatik. Shumica e reshjeve të shiut në Shkup janë mes muajit tetor-dhjetor, përderisa reshjet më të mëdha të borës janë në janar.

Duke qenë I shtrirë në fushat anash lumit Vardar dhe i rrethuar me male në katër anët moti në Shkup prek pikat më ekstreme si në dimër ashtu edhe në verë.

Karakteristikat

Edhe Shkupi si Tirana karakterizohet me nxehtësi përvëluese por dallon te lagështia sepse ka thatësi të madhe. Dimrat janë të ftohtë dhe me lagështi të madhe, anipse konsiderohen të shkurtër. Reshjete borës nuk janë të shpeshta gjersa mbulimi nga bora zakonisht zgjatë vetëm disa orë. Reshjet e shiut gjatë verës janë të rralla.

Temperaturat

Temperaturat më të ulëta mesatare shënohen gjatë muajit janar, -3.8˚C. Temperatura më e ulët e shënuar që nga viti 1960 ka qenë -25.8˚C. Vera në Shkup është shumë e gjatë.

Mbi 90 ditë gjatë vitit temperaturat në Shkup prekin temperaturat mbi 30˚C. Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajve Korrik dhe Gusht, mbi 31.5˚C, Temperatura më e lartë e shënuar që nga viti 1960 ka qenë 43.7˚C.

Pamje nga Shkupi

Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Maqedonine, si psh:
Tetova, KumanovaOhëri etj.

dua.com Team

Related