Moti ne Shtime

moti ne shtime

Moti ne Shtime per sot dhe 7 ditet e ardheshme.

Moti në qytetet e Kosovës:

Moti ne Shtime i takon rrymës së klimave kontinentale. Shtimja është qytet në rrafshin e Kosovës, me orientin kah jugu,

Moti në Shtime – Karakteristikat

Moti në Shtime i takon rrymës së klimave kontinentale. Shtimja është qytet në rrafshin e Kosovës, me orientin kah jugu, ne regjionin e Ferizajit, kufizohet me Ferizajin, Lipjanin, Suhareken.

Shumica e relievit të Shtimes është i rrafshët dhe mbi 48% e territorit është tokë bujqësore, duke e bërë këtë komunë të ketë prioritet zhvillimin bujqësor. Komuna e Shtimes ka gjithsej 23 vendbanime duke përfshirë këtu edhe qytetin.

Me një territor prej 134 km2, Shtimja ka një popullsi prej 27,644 banorë, prej të cilësve shumica shqiptarë. Në rrugën e vjetër Prishtinë – Prizren, Shtimja ka qenë qyteti në mes të këtyre dy vendbanimeve.

Pozita

Me një afërsi prej 37 km me Prishtinën, 40 km me Prizrenin dhe 11 km me Ferizajin, Shtimja është pikë lidhëse në akset rrugore.

Lumi që ndan në mes qytetin e Shtimës dhe përshkon një pjesë të madhe të territorit të komunës quhet Shtimjanka. Edhe pse pjesë e rrafshit të Kosovës dhe rrafshinë, ngritja në Caralevë dhe formësimi i grykës bën që herë pas here gjatë verës të depërtojnë rrymat mesdhetare.

Kjo bën që moti ne Shtime gjatë verës të ketë ngritje të temperaturave. Edhe pse Shtimjanka në mes të qytetit, vera në gjithë territorin e Komunës së Shtimes karakterizohet me thatësi të madh.

Në të kaluarën Shtimja është njohur edhe për rritjen e luleve të diellit, prej ku janë furnizuar një pjesë e madhe e fabrikave të vajit dhe farave të lulediellit.

Temperaturat

Temperatura më e lartë mesatare ne Shtime shënohet gjatë muajit korrik, 20.6C. Moti në Shtime gjatë dimrit karakterizohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të mëdha të shiut e të borës. Nëpër fushat e rrafshëta të shpeshta janë rastet kur uji ‘flen’ me muaj të tërë duke i ngopur tokat me ujë.

Kjo bën që toka të jetë e pasur me ujë gjatë verës. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit janar -1.6C.

Më shumë artikuj:

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me

moti ne puke

Moti ne Puke

Moti ne Puke per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Puke i takon

moti ne sarande

Moti ne Sarande

Moti ne Sarande per sot dhe 7 ditet e ardheshme. Moti në qytetet e Shqipërisë: Moti ne Sarande karakterizohet me