Moti ne Struge

  • dua.com Team ·
  • 24.11.2022 ·
  • ·
  • 2 min read

Moti ne Struge është i përzier mes ndikimit të rrymave klimatike, mesdhetare dhe asaj kontinentale. Struga është qytet dhe komunë në pjesën jug perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Moti në Strugë – Karakteristikat

Qyteti që shtrihet në brigjet veriore të Liqenit të Ohrit, ka lumin që kalon përmes tij, Drinin e Zi, e I cili buron nga Liqeni.Struga është vendbanim i vjetër që përmendet që në antikitet. Në tërritorin e Strugës së sotme ka kaluar rruga e rëndësishme e asaj kohe, Via Egnatia.

Në afërsi të Drinit të Zi janë gjetur figura të ndryshme që dëshmojnë që qytetërimi në Strugë ka filluar që nga koha e Neolitit.

Struga

Struga sot është një komunë me sipërfaqe prej 482 km2 dhe me popullsi të përgjitshme në nivel komune prej 63 mijë e 760 banorëve. Prej tyre në qytetin e Strugës në bazë të statistikave të vitit 2002 banojnë rreth 16 mijë e 600 banorë.

Nga të cilët mbi 52% janë maqedonas dhe mbi 32% janë shqiptarë. Pozita gjeografike e Strugës, e shtrirë rrëzë malit të Jabllanicës bën që te moti ne Struge të ndikojnë klimat kontinentale. Të cilat karakterizohen me temperatura të ulëta gjatë dimrit. Reshjet janë të shumta, si ato të shiut ashtu edhe ato të borës.

Temperaturat

Në majat e malit të Gjallicës bora shihet që nga mesi i nëntorit deri në fund të prillit. Gjatë verës moti ne Struge shënohet me temperatura të larta dhe me lagështi të lartë, kjo për shkak të ujërave të shumta me të cilat karakterizohet struga (Liqeni i Ohrit dhe Drini i Zi).

Ekonomia e Strugës është e fokusuar shumë te turizmi që është shumë i zhvilluar në këtë qytet, duke qenë qyteti me më së shumti turistë gjatë vitit në Maqedoninë e Veriut.

Nuk ka statistika të sakta për temperaturat e shënuara gjatë vitit në Strugë.

Ndiqni tek ne motin ne ShqiperiMaqedoniKosove ne qytetet e medha si:
TiranaPrishtinaShkupiVloraGjilaniTetova etj.

dua.com Team