Moti ne Suhareke

  • dua.com Team ·
  • 24.11.2022 ·
  • ·
  • 2 min read

Moti ne Suhareke i takon klimës kontinentale por me ndikime të herë pas hershmë të rrymave klimatike mesdhetare.

Moti në Suharekë – Karakteristikat

Moti ne Suhareke i takon klimës kontinentale por me ndikime të herë pas hershmë të rrymave klimatike mesdhetare.

Suhareka, apo Theranda siç është emrtimi i ri, ndodhet në pjesën jugore të Kosovës. Në veri – lindje të regjionit të Prizrenit, kjo komunë kufizohet me Prizrenin, Malishevën, Rahovecin, Shtimen, Ferizajin.

Komuna e Suharekës ka një territor prej 361 km2 dhe një popullsi prej 81 mijë banorëve. Territori i komunës së Suharekës është i rrethuar me male.

Në veriperëndim kufizohet me malet e Pagarushës dhe të Temeqinës, në veri me ato të Carralevës, në lindje me malet e Jezercit (Kryet e Ahishtës) dhe në jug-lindje me malet e Sharrit.

Shtrirja

Pjesa e rrafshët e territorit të Komunës së Suharekës shtrihet kryesisht në perëndim, në drejtim të Prizrenit e Mamushës.

Me mbi 53% të tokës e cila është bujqësore dhe me klimën që karakterizon Suhareken, kjo komunë ka mundësi të mëdha për zhvillimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Lumi në bazë të cilit ka emrin dhe komuna, pra lumi Suhareka përshkon gjithë qytetin përmes.

Karakteristikë e këtij lumi është sasi e vogël e ujit dhe thatësia e herë pas hershme që e karakterizon në gjendjen e tij të rregullt dhe mundësia e daljes nga shtrati në kohë të reshjeve të mëdha.

Moti ne Suhareke gjatë dimrit shënohet me ulje të temperaturave dhe me reshje të herë pas hershme. Në fshatrat rrëzë Jezercit dhe maleve të Sharrit bora është e pranishme deri në mesin e prillit, në pjesën fushore në kohët e reshjeve të mëdha shpesh herë uji nga të reshurat ‘flen’ duke ushqyer të mbjellat.

Temperaturat

Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë muajit Janar me -1.2˚C. Verës moti ne Suhareke karakterizohet me temperatura të larta dhe me thatësi të madhe.

Ndikimi i rrymave klimatike meshdetare vërehet kryesisht në pjesën e rrafshinave, për shkak të afërsisë më Prizrenin.Temperatura më e lartë mesatare shënohet gjatë muajit Gusht 22.8˚C.

dua.com Team