Moti ne Theth
- dua.com Team ·
- 24.11.2022 ·
- ·
- 3 min read
Moti ne Theth përcaktohet nga pozita gjeografike dhe nga ndikimi i klimës kontinentale. Thethi është një fshat pitoresk i vendosur në veri të Shqipërisë, pjesë e qarkut të Shkodrës.
Moti në Theth – Karakteristikat
Fshati që ndodhet në veri të luginës së Shalës, është i vendosur mes Alepve Shqiptare (Bjeshkëve të Nemuna) dhe ka një natyrë magjepsëse.
Thethi është qendra e Parkut Kombëtar të Thethit dhe është shpallur Qendër e Mbrojtur Historike nga qeveria Shqiptare.
Bukuritë magjepsësë të këtij fshati malor në zemër të Bjeshkëve të Nemuna, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm si në natyrën ashtu dhe në turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Thethi
Një nga shtigjet që shpesh ndiqet nga grup të ndryshme të bjeshkatarëve nga Thethi në Valbonë bën që të preken territoret e 3 vendeve (Shqipëri, Mal I Zi, Kosovë). Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas. Duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Alpinisti Georg Heinshemer duke e konsideruar Thethin vendin më të përshtatshëm për turizëm ndër Bjeshkët e Veriut të Shqipërisë, e ka krahasuar atë me viset e bukura të Tirolit, Austri.
Përderisa për banorët e zonës, Dr. Franc Nopca ka shkruar se. “po t’u biesh në besë, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të ndihesh më i sigurt”.
Temperaturat
Moti ne Theth gjatë verës karakterizohet me temperatura të ngrohta, por më të ulëta në krahasim me vendet tjera në Shqipëri. Kjo për shkak edhe të lartësisë mbi nivelin e detit (mbi 950 metra). Netët janë të freskëta dhe lagështia është e madhe edhe për shkak të ujërave që rrjedhin.
Gjatë dimrit moti ne Theth shënohet me temperatura të ulëta dhe me reshje të shpeshta. Shpesh herë reshjet e borës bllokojnë gjithë zonën. Nuk ka ndonjë statistikë zyrtare për amplitudat që prekin temperaturat.
Pamje nga Thethi
Ndjekni Parashikimin e motit ne te gjithe Shqiperine, si psh:
Tirana, Gjirokastra, Durresi, Fieri, Vlora etj.