Moti ne Tirane
- dua.com Team ·
- 24.11.2022 ·
- No Category ·
- 2 min read
Moti ne Tirane di të jetë i ndikuar nga klima mesdhetare. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana shtrihet në pjesën qëndrore të territorit të Shqipërisë. Duke qenë rrëzë malit Dajt, shtrirja e Tiranës shkon në afërsi të detit Adriatik.
Po ashtu kjo bën që të jetë një nga vendet me lagështinë më të madhe në Europë. Tirana konsiderohet se ka dy zona mbrojtëse: Malin e Dajtit dhe Malin me Gropa. Mali i Dajtit dhe Mali me Gropa gjatë dimrit mbulohen me borë, Por jo edhe qyteti i Tiranës.
Tirana
Andaj varësisht se si ndryshojnë temperaturat, këto dy zona mbeten gjithnjë atraksion për t’u vizituar nga Tiranasit. Me një territor prej 502km2, Tirana lirisht mund të quhet vend me biodiversitet të madh. Zonat malore karakterizohen me liqene, ujëvara, kanione e shpella.
Ndërsa pjesa e rrafshët e territorit të bashkisë së Tiranës prek bregun e Adriatikut në formën e saj të sheshtë. Dimrat në Tiranë nuk janë shumë të fortë. Moti ne Tirane gjatë dimrit është i freskët dhe me shumë lagështi.
Temperaturat
Temperaturat zakonisht janë të larta, duke bërë që në dimër rrallëherë të bien nën 0C. Temperatura më e ulët mesatare shënohet gjatë janar 2C.
Gjatë verës klima në Tiranë është goxha e nxehtë dhe me shumë diell. Tirana konsiderohet edhe si një nga vendet që i ekspozohen më së shumti Diellit. Gjatë vitit Dielli rrezon mbi Tiranë më shumë se 2500 orë.
Historiku
Temperaturat më të larta mesatare shënohen gjatë muajve Korrik dhe Gusht duke kaluar mbi 30C. Moti ne Tirane ka prekur pikat e tij ekstreme përgjatë historisë. Duke marrë parasysh klimën që karakterizon Tiranen, sigurisht që temperaturat e larta karakterizojne kryeqytetin e Shqipërisë.
Temperatura më e ulët e shënuar në Tiranë që prej vitit 1960 ka qenë -10.4C. Temperatura më e lartë e shënuar që nga vitit 1960 kq qenë 42.2C.
Pamje nga Tirana
Perveq kryeqytetit Parashikimin e motit tek ne mund ta ndiqni per te gjithe Shqiperine, si psh: Durres, Shkoder, Vlora etj.