Motivimi – 5 menyra per te motivuar veten

  • dua.com Team ·
  • 25.01.2021 ·
  • Kuriozitete ·
  • 3 min read

Motivimi – 5 mënyra për të motivuar veten. Si mund të gjejmë mënyra për të motivuar veten dhe për të qëndruar pozitivë? Gjatë kësaj kohe që shumica po punojnë gjërësisht nga shtëpia është shumë e vështirë të qëndrosh i motivuar.

Mirëpo, mund të mësojmë shumë nga ata që kanë studiuar psikologji pozitive, ndërtim të rezistencës dhe teori motivimi. Duke thënë këtë, këtu keni pesë mënyra të shkëlqyera për t’ju ndihmuar të qëndroni të motivuar.

Ushqim i ngrohtë

Njerëzit ngushëllohen sa herë që ushqehen shëndetshëm, dhe tani në këto ditë të ftohta e mbi të gjitha të izoluar ushqimi i ngrohtë duket se është ilaçi i duhur. Provoni musli ose qull tërshëre të ngrohtë me luleshtrydhe nesër.

Disa ushqime dhe vitamina dihet se ndihmojnë gjendjen tuaj shpirtërore, për shembull Vitamina D (kërpudha), çokollata e zezë dhe banania.

Nëse shihni veten që nuk po arrini të përqendroheni, pushoni, pini më shumë ujë, merrni më shumë hekur në dietën tuaj ose më e mira do të ishte të hani një supë të ngrohtë me perime.

Rutina duhet të vazhdojë si çdo ditë tjetër

Më elastikët mes nesh – të cilët psikologët i quajnë ‘The Hardy’ – kanë ‘zakone të mira të përditshme.’ Ata hanë ushqime të rregullta, bëjnë pushime, nuk i harrojnë asnjëherë ushtrimet. Sigurohuni që të bëni gjërat e rëndësishme tuajat sipas një rutine të saktë.

Perspektiva e duhur për t’u motivuar

Njerëzit e kanë më të lehtë të mbajnë mend gjërat e këqija sesa të mirat. Shumica e pengesave ndodhin në mendjen tonë. Pra, mbaj një “ditar mirënjohjeje.”

Kjo do të ndihmoj të shohësh të mira edhe aty ku të duket sterr. Për shembull në këto ditë ji falenderues që ske asnjë familjar të sëmurë. Që ende ke punën dhe mbi të gjitha që ha shëndetshëm.

Shumë njerëz po vuajnë shumë më shumë nga kjo situatë. Ndaj, shikojeni botën në një perspektivë më pozitive.

Gjumë i bollshëm dhe ushtrime

Flini bollshëm dhe ushtrohuni sa të mundni edhe pse brenda në shtëpi. Çdo orë gjumi dhe ushtrim i bërë do të rrisë mirëqenien, përqendrimin, motivimi dhe produktivitetin tuaj.

Ushtrimi është i shkëlqyer – mund të mendosh më qartë dhe do të jetosh më gjatë. Si mund të bëni disa ushtrime? Nëse keni një kopsht mund të hiqni barërat e këqija. Nëse jeni të mbërthyer në një banesë: në internet gjeni çdo gjë, nga tai chi deri tek Zumba dhe joga.

Vazhdoni të bëni gjithçka që mundni për t’u kënaqur e motivuar

Përdorni kohën tuaj më mirë dhe përmirësohuni në gjërat tek të cilat tashmë jeni të mirë, kështu motivoni veten më shumë.

Bëni një klasë online, ose mësoni një aftësi të re. Gjithashtu, shkruani një listë të gjërave që ju pëlqejnë dhe si mund t’i bëni ato sapo të kalojë kjo gjëndje pasigurie.

Merruni me pasionet tuaja dhe me punën tuaj nëse keni mundësi ta bëni nga shtëpia. Vazhdoni gjithçka si më parë vetëm se për momentin do jeni të izoluar. Jini falenderues që jeni ende i shëndetshëm.

dua.com Team

Related