Musine Kokalari
- dua.com Team ·
- 10.04.2020 ·
- Kuriozitete ·
- 4 min read
Musine Kokalari. Tre vjet më parë u zbulua një foto historike. Shohim një grua të guximshme gjatë një gjyqi në një dhomë plot me burra.
Që prej asaj dite, ajo e kalon tërë jetën e burgosur. Pse? Çfarë ndodhi? Kontribuesja jonë e historisë na tregon se çfarë ndodhi me te të vërtetë!
Kristiana, Musine Kokalari kërkoi drejtësi pasi iu vranë dy vëllezërit e saj. Para së gjithash, kush ishte kjo zonjë?
“Musine (1917) ishte tre vjeç kur familja e saj u kthye nga Turqia për të jetuar në Shqipëri. Vëllai i saj i madh kishte një librari në Tiranë, gjë e cila i dha asaj mundësinësi adoleshente të lexonte shumë. Kur është 20 vjeç, Musineja shkoi në Romë për të studiuar Letërsi. Ëndrra e saj ishtë të bëhet shkrimtare. Në fillim të WW2, ajo botoi ‘Siç me thotë nënua plakë’ për gratë e Gjirokastrës. Më vonë ajo filloi një parti politike dhe një gazetë të vetën.”
Në rregull. Gjithçka tingëllon fantastike. Atëherë, kur filluan problemet?
“Në atë kohë, komunistët morën pushtetin. Ata ishin një grup intelektualësh që vinin nga Franca dhe nga vendet e tjera të Europës Perëndimore. Fillimisht idetë e tyre ishin të mira. Problemet filluan me Enver Hoxhën.
Mund ta shikoni pra se çfarë ndodh me një vend me qëllime të mira, por me një udhëheqës që kishte etje për pushtet dhe që ishtë paranojak. Komunistët ekzekutuan disa intelektualë që nuk kishin ide komunistë. Midis tyre ishin edhe dy vëllezërit e mëdhenj të Kokalarit. Saktësisht në vitin 1944.
‘Gjyqi ishte komplet lëmsh’
Në fillim të vitit 1946, Musineja dëshironte zgjedhje të ndershme dhe për këtë i kërkoi ndihmë Perëndimit. Nisur nga kjo Enver Hoxha e arreston atë, dhe gjyqi ishte komplet lëmsh. Tani, vetëm 29 vjeçe, asaj iu dha vetëm një minutë për të folur, në një dhomë plot me burra. Siç mund ta shihni në foto. Ajo u shpreh se edhe pse mendon ndryshe, e do vendin e saj. ‘Ju po më ndëshkoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje sepse nuk kam bërë asnjë krim!’”
Që pas asaj dite, ajo nuk përjetoi kurrë më lirinë.
Pjesën e mbetur të jetës së saj ajo ose e kaloi në burg ose duke bërë punë të detyruar. Sa e trishtë historia e një gruaje kaq të guximshme dhe të talentuar që dukej se ishte krejtësisht e drejtë!
“Ajo ishte gruaja e parë disidente shqiptare. Ajo shkroi letërsi për feminizmin, politikën dhe të drejtat e njeriut. Dhe pastaj ajo e kaloi tërë jetën e saj e burgosur. Ajo u la në harrësë në mënyrën më të keqe të mundshme. Në moshën 66 vjeçare, Musine Kokalari vdiq nga kanceri.”
Çfarë mund të mësojmë nga Musine Kokalari, Kristiana?
“Tek kjo figurë historike, unë shoh një lloj vuajtjeje, të cilën të gjithë ne si popull e duruam. Musine kishte të drejtë gjatë gjithë asaj kohë. Kjo pjesë e karakterit të Musines pasqurohet edhe në historinë tonë si shqiptarë. Kemi luftuar shpesh dhe po aq shpesh kemi humbur.
Por është pikërisht kjo fryma që na nxit të ecim përpara e të mos dorëzohemi. E shohim po ashtu edhe në Kosovë. Kjo dëshirë për të ecur përpara u shfaq edhe më tepër pas tërmetit në Shqipëri. Edhe nëse rruga që kemi përballë është e vështirë, ne nuk dorëzohemi por vetëm ecim përpara “
- Arba, mbesa e Musines në Suedi, shërben si Anëtarja e parë Shqiptare në Parlamentin Europian.
- A doni të lexoni më shumë për figura historike?