Muzetë më të bukura në botë?
- dua.com Team ·
- 03.06.2017 ·
- Qysh Me ·
- 2 min read
Eshte e veshtire te krijosh nje liste me muzete me te bukur ne bote sepse secili ka bukurine dhe te vecantat e veta. Ja disa me mbreselenesit:
Muzeu i Louvre-it ne Paris
- Ky muze është i mrekullueshëm.
- Me rreth 10 milion vizitore ne vit Louvre-i është muzeu me i vizituar ne bote.
- Objektet me te famshme janë: Kodi i Hammurabit, Xhokonda e Leonardo da Vinci-t, etj.
Muzeu Ermitage ne Shen Petersburg
- Ky muze është një vepër arti me vete, i mbrojtur edhe nga UNESCO-ja.
- Për me tepër muzeu Ermitage është dhe një prej muzeve me te mëdhenj ne bote, i ndodhur ne zemër te një prej qyteteve me te bukur.
- Janë pothuajse 60.000 objekte te ekspozuara ne rreth 1000 salla, ndërkohë qe rreth 3 milion te tjerë ruhen neper magazina.
Muzeu Te Papa i Wellington-it (Zelande e Re)
- Nuk është muzeu me i vizituar ne bote, as me i famshmi, por atje ndodhen shume vepra arti.
- I përuruar ne vitin 1998, muzeu Te Papa i dedikohet kulturës te Zelandës se Re si dhe historisë te natyrës.
Muzeu Guggenheim i Bilbao-s
- Ky muze ka hapur dyert e tij ne vitin 1997.
- Ndërtesa, e cila është projektuar nga arkitekti Frank Gerhy, është shume e veçante.
- Muze i artit modern dhe bashkëkohor, Guggenheim-i përmban edhe skulpturat gjigande te Richard Serra-s, qenin gjigant te veshur me lule te Jeff Koons-it, etj.
Muzeu i Artit Modern ne Nju Jork (MoMA)
- Nuk mund te rrime pa përmendur edhe muzeun e Artit Modern te Nju Jorkut (MoMA).
- E ndërtuar ne zemër te Manhattan-it ne vitin 1929, ky muze është rikonstruktuar ne vitet 2002 dhe 2004.
- Atje mund te gjejmë piktura te Pablo Picasso-s, Van Gogh-ut, Paul Cezane-it, etj.
Muzeu Tate Modern ne Londer
- Ky muze është ndërtuar ne një central elektrik te shkatërruar.
- Duke qene njëherazi artistik dhe urban, muzeu është mbresëlënës për nga arkitektura.
- Objekte artistike qe ai përmban janë nder me te bukurat ne bote.
