Ngjyrosja e flokeve

  • dua.com Team ·
  • 15.12.2019 ·
  • Kuriozitete ·
  • 2 min read

Ngjyrosja e flokeve, nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të thjeshtë për të patur një pamje të re, pa shpenzuar shumë para.

Nuk është e nevojshme që të ndryshoni pamjen tuaj duke blerë veshje mode.  Këto të fundit mund t’ju kushtojnë shumë shtrenjtë. Ndoshta kërkojnë aksesorë të ndryshem për të rritur elegancën tuaj.

Më mirë mbani veshur ato që keni në garderoben tuaj sepse duke ndryshuar ngjyrën e flokëve do të ndryshoni pamjen tuaj e përgjithshme.

Shumëllojshmëri të ngjyrave

Marrja e vendimeve për ngjyrën e përshtatshme të flokëve për ju duhet të bazohet kryesisht në ngjyrën e lëkurës tuaj. Madje edhe stinët e ndryshme gjatë gjithë vitit duhen marrë parasysh.

Zgjedhja e një ngjyre të flokeve mund të varet nga edhe nga vendi apo eventi në të cilin do të merrni pjesë.

Një nga tendencat e nxehta në vitin e ardhshëm do jetë përdorimi i më shumë se një ngjyrë për lyerje. Disa njerëz kërkojnë të ju bëhet ngjyrosja e flokeve duke përfshirë edhe mjekren. Lyerja e mjekrës mund t’ju duket e çuditshme, por duhet të pranoni si trend.

Mos harroni se zgjedhja e ngjyrës që ju përshtatet është shumë e nevojshme. Prandaj jeni përgjegjës dhe duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen tuaj.

dua.com Team

Related