Ohri, qyteti qe magjeps me bukuri

Ohri, qyteti qe magjeps me bukuri

ohri

Ohri, qyteti që magjeps me bukuri! Nëse udhëtoni në jugperendim të Maqedonisë së Veriut keni rastin të shihni Ohrin. Perlën natyrore të atij regjioni.

Qyteti i Ohrit ka mbi 50 mijë banorë. Popullësi kjo e përbërë nga maqedonas, shqiptarë dhe turq. Ohri ka një histori të lashtë e të pasur. Ai ka arritur të jetë një vend si një mozaik i ngjyrosur me natyrën e kulturën e tij.

Duket se është si në paqe në pritje të turistëve nga e gjithë bota. Ndërthurja e shumë bukurive natyrore dhe vlerave historike dhe kulturore e bën këtë qytet një nga destinacionet e preferuara të turistëve.

Jerusalemi i ortodoksisë

Me historinë e këtij qyteti lidhen shumë ngjarje historike dhe personalitete të shquar shqiptarë. Madje nga lashtësia e hershme ilire, periudha antike, mesjeta, periudha e Rilindjes kombëtare dhe deri në ditët e sotme.

Ky qytet, në kohën më të re i njohur si ‘Jerusalemi i ortodoksisë’, është themeluar dhe sunduar fillimisht nga fisi ilir i enkelejve.
Ai ka qenë kryeqendra e mbretit të parë ilir, Bardhylit.

Ndërsa në Mesjetë është sunduar së paku gjatë dy shekujve (XIIXIV) nga familja fisnike e Gropajve, Pal dhe Andrea Gropa.

Ata ishin sundimtarë të rajonit të Dibrës, Pogradecit dhe Ohrit. Mbreti Bardhyl, biri ilir i fisit të enkelejve, i cili jetoi mes viteve 449 – 356 p.e.r. ka qenë mbreti i parë ilir. Ndërsa kryeqendër e mbretërsisë së tij ka qenë qyteti i lashtë i Ohrit.

Qyteti i rilindasve

Edhe gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, qyteti i Ohrit ka shkëlqyer si një ndër qendrat e rëndësishme të kësaj lëvizje. Shërbeu si strehë e çetave të para kryengritëse kundër sundimit osman.

Ndërsa shumë patriotë shqiptarë nga ky qytet kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm. Di në Lidhjen e Prizrenit, në kryengritjen e përgjithshme për çlirimin e Shqipërisë dhe në shpalljes e pavarësisë së saj më 1912.

Në periudha të ndryshme, më vonë qyteti i Ohrit ra nën sundime të huaja.Secili më i egër dhe më shaktërrues se tjetri.

Deri në përfundim të shekullit XIX, qyteti i Ohrit ka qenë i banuar kryesisht nga shqiptarët dhe nga një numër i vogël familjesh vllehe, hebreje, sllave, turke dhe rome.

Liqeni qe prek bigjet e tri qyteteve të mëdha

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga më të vjetrit në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër, Shqipërisë.

Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri. Liqeni i Ohrit i shtohet tre pasurive kulturore dhe natyrore që mbrohen nga UNESCO në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Butrintit, Qendrat Historike të Gjirokastrës dhe Beratit që mbrohen në seri dhe ‘Pyjet e Rrajcës dhe Lumi i Gashit’. UNESCO ka pranuar si pjesë të Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” edhe isopolifoninë shqiptare.

Më shumë artikuj: