Pa ty Ismail Kadare

  • ·
  • 06.10.2020 ·
  • ·
  • 2 min read

Pa ty ismail kadare
Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjësh tani tundet
I arti medalion i hënës.
Lejlekët ikën.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.
Tani në fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë erë e ftohtë,
Ka ca mullarë yë gjysmuar
Duken që larg si Don Kishote.
Ç’të bëj, po them me vehten time
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime
Të lashta sa Gjon Buzukut?
Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në gryke e di që do të më ngelet
I ftohti medalion i hënës.

Pa ty eshte nje poezi shume e bukur e Ismail Kadarese, nje nga vargjet e preferuara per ne nga kjo poezi eshte: Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherënës
Mbi gjokse pellgjësh tani tundet
I arti medalion i hënës.

Kjo pjese nga poezia pa ty ismail kadare tingellon si nje muzikal me vete dhe eshte teper e goditur, ndaj dhe na pelqen ta recitojme here pas here. Ismail Kadare ka shkruar shume poezi te bukura, disa prej tyre shkruhen letrave te dashurise e dergohen fshehurazi ne mesazhe nga telefoni. Kjo eshte edhe arsyeja pse jua risollem ne blogun tone te poezive.