Faqja kryesore » Parashikimi i motit
Parashikimi i motit
Parashikimi i motit në baza ditore për vendet tona. Këtu përfshihen të gjitha vendbanimet me shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Moti ne qytete me te kerkuara:
Tiranë
| Prishtinë
| Durrës
|
Shkodër
| Prizren
| Fier
|
Gjilan
| Berat
| Korçë
|
Vlorë
| Ferizaj
| Elbasan
|
Gjakovë
| Pejë
| Lezhë
|
Moti në Shqipëri
Burrel | Delvinë | Berat |
Divjakë | Durrës | Elbasan |
Fier | Gjirokastër | Kamëz |
Kavajë | Korçë | Sarandë |
Ksamil | Kukës | Laç |
Tiranë | Lezhë | Përmet |
Peshkopi | Pogradec | Pukë |
Vlorë | Shëngjin | Selenicë |
Shkodër | Tepelenë | Theth |
Moti në Kosovë
Brezovicë | Deçan | Dragash |
Drenas | Ferizaj | Fushë Kosovë |
Gjakovë | Gjilan | Vushtrri |
Viti | Istog | Suharekë |
Skenderaj | Kamenicë | Klinë |
Shtime | Rahovec | Lipjan |
Malishevë | Prizren | Prishtinë |
Mitrovicë | Novobërdë | Prevallë |
Podujeve | Pejë |
Moti në Maqedoni
Gostivar | Dibër | Kumanovë |
Ohër | Resnje | Shkup |
Strugë | Tetovë |
Parashikimi i motit në vendin tonë
Duke marrë parasysh qëllimin tonë primar për lidhjen e shqiptarëve kudo që janë, tashmë kemi menduar që t’iu mbajë të njoftuar se si ndryshon parashikimi i motit në baza ditore për vendet tona. Këtu përfshihen të gjitha vendbanimet me shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Secili nga ne kurdo që planifikojmë të ndërrmarrim ndonjë veprim, gjithmonë analizojmë rrethanat për kryerjen e atij veprimi. Sigurisht që në secilin planifikim, parashikimi i motit luan një nga faktorët kyç në hapat që do t’i ndërrmarrim.
Nëse duam ta vizitojmë Thethin në Shkodër, duhet të kemi kujdes mos të na zë shiu në terren të vështirë. Mirëpo kur dëshirojmë të shkojmë në Prevallë, sigurisht që duam që dielli të jetë i fortë e qielli i pastër. Për vrapimet e mëngjesit ne Gërmi, ose rreth Liqenit në Tiranë na duhet të njoftohemi me parashikimin e motit.
Po ashtu edhe për vikendet e zjarrta verore në Dhërmi ose për netët e bardha me borën vezulluese në Brezovicë. Parashikimi i motit për vendet tona varet shumë nga pozita gjeografike. Ajo çfarë i bën të veçanta trojet Shqiptare është diversiteti në klimë brenda një dite.
Një ditë mund të skijosh në Brezovicë, e ditën tjetër mund të rrezitesh në rrezet e diellit përvelues në Dhërmi. Kjo është edhe një bukuri që na e shton dashurinë dhe vlerësimin për vendin tonë.
Shqipëria
Krahasuar me sipërfaqen e tanishme të Shqipërisë (28,748 km2) që konsiderohet modeste klima në Shqipëri është e ndryshueshme për shkak të diversitetit në relievin e gjithë territorit. Konsiderohet si një ndër vendet me gjatësinë më të madhe të bregut të detit. Ka diku 476 km gjatësi me qasje ne detin Adriatik dhe detin Jon.
Rreth ultësirave detarë është klimë tipike mesdhetare. Me dimra të butë dhe me lagështi më të lartë gjatë verës. Shumë më ndryshe janë temperaturat në pjesën veri-lindore. Për shkak të vargmaleve ku klima është mesdhetare-kontinentale me erëra më të forta dhe me sasi të mëdha të reshjeve.
Kosova
Edhe Kosova në krahasim me sipërfaqen territoriale (10,887 km2) ka larmi të klimave që përcakton parashikimi i motit. Shtrirja dhe pozita gjeografike e Kosovës luajnë rolin kryesor në përcaktimin e klimës.
Ajo karakterizohet me dimra të ftohtë me reshje të shumta, dhe verë të ngrohtë, por jo pa reshje.
Maqedonia e Veriut
Në territorin e Maqedonisë (25,713 km2) duket sikur janë vetëm dy stinë. Vera dhe dimri, pranvera e vjeshta janë përgjithësisht të padukshme. Vera e gjatë dhe e thatë dhe dimrat e butë me reshje shiu kryesisht karakterizojnë Maqedoninë e Veriut.
Tutje, kjo mund të shpjegohet edhe prej shtrirjes gjeografike si kryqëzim i dy zonave kryesore klimatike, asaj të Mesdheut dhe Kontinentale.