Moti ne Ferizaj
Moti ne Ferizaj per sot dhe 7 ditet e ardheshme.
Ninja Column 1 | Ninja Column 2 | Ninja Column 3 |
---|---|---|
Moti në Shqipëri | Moti në Kosovë | Moti në Maqedoni |
Tiranë | Prishtinë | Shkup |
Shkodër | Prizren | Tetovë |
Durrës | Gjilan | Strugë |
Vlorë | Ferizaj | Ohër |
Shëngjin | Pejë | Gostivar |
Parashikimi i motit ditor për vendet tona. Këtu përfshihen të gjitha vendbanimet me shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Duke marrë parasysh qëllimin tonë kryesor për lidhjen e shqiptarëve kudo që janë, tashmë kemi menduar që t’iu mbajë të njoftuar se si ndryshon parashikimi i motit çdo ditë për vendet tona. Këtu përfshihen të gjitha vendbanimet ku banojnë shqiptarë – në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.
Shpesh, kur planifikojmë të bëjmë ndonjë veprim, analizojmë rrethanat e ndryshme. Sigurisht që në secilin planifikim, parashikimi i motit është një nga këto rrethana. I cili është një nga faktorët kyç që na ndihmon në vendimarrjen tonë.
Nëse duam ta vizitojmë Thethin në Shkodër, duhet të kemi kujdes mos të na zërë shiu në terren të vështirë. Mirëpo, kur dëshirojmë të shkojmë në Prevallë, sigurisht duam që dielli të jetë i fortë e qielli i pastër. Për vrapimet e mëngjesit ne Gërmi, ose rreth Liqenit në Tiranë na duhet të jemi të përditësuar me motin. E njëjta gjë vlen edhe për fundjavat e zjarrta verore në Dhërmi ose për netët e bardha me borën vezulluese në Brezovicë.
Parashikimi i motit për vendet tona varet shumë nga pozita gjeografike. Ajo çfarë i bën të veçanta trojet Shqiptare është diversiteti klimës brenda një dite.
Një ditë mund të skijosh në Brezovicë, e ditën tjetër mund të rrezitesh në rrezet e diellit përvelues në Dhërmi. Kjo është edhe një bukuri që na e shton dashurinë dhe vlerësimin për vendin tonë.
Krahasuar me sipërfaqen e tanishme të Shqipërisë (28,748 km2), që konsiderohet modeste, klima në Shqipëri është e ndryshueshme për shkak të diversitetit në relievin e gjithë territorit të saj. Konsiderohet si një ndër vendet me gjatësinë më të madhe të bregut të detit. Ka diku 476 km gjatësi me qasje ne detin Adriatik dhe detin Jon.
Rreth ultësirave detarë është klimë tipike mesdhetare. Me dimra të butë dhe me lagështi më të lartë gjatë verës. Shumë më ndryshe janë temperaturat në pjesën veri-lindore. Për shkak të vargmaleve ku klima është mesdhetare-kontinentale me erëra më të forta dhe me sasi të mëdha të reshjeve.
Edhe Kosova në krahasim me sipërfaqen territoriale (10,887 km2) ka larmi të klimave që përcaktohen nga parashikimi i motit. Shtrirja dhe pozita gjeografike e Kosovës luajnë rolin kryesor në përcaktimin e klimës.
Ajo karakterizohet me dimra të ftohtë me reshje të shumta, dhe verë të ngrohtë, por jo pa reshje.
Në territorin e Maqedonisë së Veriut (25,713 km2) duket sikur janë vetëm dy stinë. Vera dhe dimri, pranvera e vjeshta janë përgjithësisht të padukshme. Vera e gjatë dhe e thatë dhe dimrat e butë me reshje shiu kryesisht karakterizojnë Maqedoninë e Veriut.
Tutje, kjo mund të shpjegohet edhe prej shtrirjes gjeografike si kryqëzim i dy zonave kryesore klimatike, asaj të Mesdheut dhe Kontinentale.
Moti për një muaj – Ende nuk jeni i sigurt se kur të udhëtoni? Faqet përkatëse të qytetit përmbajnë informacionin mujor të motit, duke përmbledhur motin e parashikuar për çdo muaj të vitit.
Zgjidhni një muaj dhe zbuloni temperaturat mesatare dhe shanset për reshje shiu, bore ose diell për atë muaj.
Me kërkimin mujor të motit të destinacionit, mund të zgjidhni muajin më të mirë për udhëtimet tuaja dhe të paketoni në përputhje me rrethanat për udhëtimin tuaj.
Shikoni parashikimin e sotëm për qytetin tuaj të përzgjedhur. Temperaturat renditen sipas orës, si dhe shpejtësia e erës, mundësia e shiut, lagështia dhe detaje të tjera per parashikimin e motit ditor.
Doni të dini se çfarë të vishni sot dhe nëse keni nevojë për një çadër? Hidhini një sy përpara dy javëve të ardhshme me Parashikimin 14-ditor.
Moti ne Ferizaj per sot dhe 7 ditet e ardheshme.