Parqet nacionale ne Maqedoni
- ·
- 21.09.2021 ·
- ·
- 4 min read
Parqet nacionale ne maqedoni, do t’ju lmahnisin. Edhe pse është një nga shtetet më pak të njohura (turistike) të Ballkanit, kur krahasohet me destinacionet e tjera ë njohura në gadishull.
Megjithatë, vendi, jo vetëm që ruan qytete të çmuara dhe manastire magjepsëse, liqenin më të vjetër në Europë (Liqeni i Ohrit), por është edhe një destinacion fantastik për adhuruesit e natyrës.
Ka tre parqet nacionale ne maqedoni që ofrojnë mundësinë për të realizuar aktivitete të shumta në natyrë. Koha më e mirë për t’i vizituar ata dhe për të shkuar në Maqedoninë e Veriut, është nga maji deri në fund të tetorit. Gjatë muajve të dimrit, në fakt, temperaturat janë shumë të ftohta.
Parku Kombëtar Mavrovo
Me 73,000 hektarët e tij, Parku Kombëtar Mavrovo është më i madhi nga tre parqet kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Ky është gjithashtu ndër më të vjetrit në gadishullin Ballkanik (1949).
Mban lloje të shumta kafshësh që jetojnë brenda kufijve të saj. Ku përfshihen shqiponjat, arinjtë, ujqërit, dreri dhe disa nga ato pak rraca që janë ende gjallë sot si rrëqebulli evropian, fatkeqësisht i rrezikuar.
Edhe flora nuk ngelet mbrapa. Brenda parkut ka 45 lloje bimësh dhe lulesh të rralla. Gjatë dimrit, Mavrovo është destinacioni i preferuar për maqedonasit që duan ski, falë Resortit të Skive “Zare Lazarevski” që ndodhet në shpatin e malit Bistra.
Sidoqoftë, gjatë verës, është vendi ideal për ekskursione natyrore. Mos harroni një vizitë në rrënojat e Kishës së San Nikollës. Ndërtuar në vitin 1850 në një rrafshnaltë e cila pas ndërtimit të digës në liqenin artificial të Mavrovos, pjesën më të madhe të vitit është zhytur në ujë. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare të parkut: npmavrovo.org.mk
Parku Kombëtar Pelister
Në jug të vendit, dy hapa nga kufiri me Greqinë, brenda masivit të Maleve Baba. Ndodhet Parku Kombëtar Pelister, më i vjetri në Maqedoninë e Veriut. Themelimi i tij daton që nga viti 1948. Me më shumë se 17,000 hektarë të saj strehon në të arinj, ujqër, drerë, lloje të ndryshme të shqiponjave që jetojnë të pashqetësuar.
Pelisteri është një destinacion popullor turistik midis maqedonasve falë sporteve dimërore që mund të praktikohen këtu. Dy liqenet malore të quajtura “sytë e Pelisterit” dhe pamjet që ofron Liqeni i Prespës dhe qyteti i Manastirit do t’ju lën pa frymë. Parku dhe malet e tij janë një prej rajoneve malore me pjesët më jugore alpine në Ballkan. Kjo është arsyeja pse brenda një vendi takohen klimat të ndryshme. Për më tepër informacion për parqet: park-pelister.com
Parku Kombëtar Galičica
Parku kombëtar i tretë dhe i fundit i Maqedonisë së Veriut, i themeluar në vitin 1958, është ndoshta një nga destinacionet më interesante në të gjithë vendin dhe në gadishullin Ballkanik. Jo vetëm për veçantinë e tij nga një këndvështrim natyror. Këtu, në fakt rriten 130 lloje të ndryshme pemësh dhe bimësh si dhe jetojnë lloje të shumta kafshësh, përfshirë edhe 50 lloje kërmijash.
Mbi të gjitha, ajo që e vecon është pozicioni i tij i lakmueshëm në gjysmë të rrugës midis Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës. Pamjet e dy liqeneve antikë që mund të admirohen nga Parku i Galičica janë unike. Do të thoja madje, vec arsyeve të tjera, kjo do ishte arsyeja kryesore pse ia vlen të udhëtosh në Maqedoninë e Veriut.
Edhe pamjet nga fundi drejt Parkut nuk janë të këqija. Nga Manastiri Sveti Naum, për shembull, është e mundur të vëzhgoni Malin Galičica me gjithë shkëlqimin e tij. Një shfaqje që ju lë pa fjalë në çdo stinë të vitit. Për informacion për parqet kombëtare vizitoni faqen e tyre zyrtare: galicica.org.mk
Kredit për fotografitë: Parku Kombëtar i Mavrovos ©Macedonia Timeless