Pesë arsye pse duhet të hani portokaj

  • dua.com Team ·
  • 01.06.2017 ·
  • Qysh Me ·
  • 2 min read

Nese ju konsumoni Portokall, atëherë ne do të ju tregojmë 5 arsye të mira që të ju pëleqej edhe më shumë.

PARANDALOJNË KANCERIN

Portokajtë përmbajnë përbërës për të cilët është dëshmuar se ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, sidomos të mushkërive, lëkurës, gjirit, lukthit dhe zorrës së trashë.

PARANDALOJNË SËMUNDJET E VESHKAVE

Konsumimi i përditshëm i lëngut të portokajve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të veshkave dhe ul rrezikun nga shfaqja e gurëve në veshka, transmeton gazeta Kosova Sot.

PARANDALON KANCERIN E MËLÇISË

Dy studime të ekspertëve nga Japonia kanë treguar se konsumimi i rregullt i portokajve mundet të ulë rrezikun nga kanceri në mëlçi. Ekspertët mendojnë se më meritori është vitamina A.

PËRMIRËSOJNË SHËNDETIN E ZEMRËS

Portokajtë janë burim i hatashëm për kalium, mineral që është i nevojshëm për rregullimin e ritmit të zemrës. Kur sasia e kaliumit është tepër e ulët, shfaqet rreziku për rrahje jo të rregullt të zemrës.

PËR SHËNDETIN E SYVE

Portokajtë janë burim i hatashëm për karotenoide, substancë që në trup shndërrohet në vitamina A dhe kështu parandalojnë degjenerimin makular. 

dua.com Team

Related