Peshorja si shenjë ka një rreth të madh shoqëror dhe mendjehapuria e saj i ndihmon të shkojë mirë me pothuajse këdo.
Horoskopi për Peshorën
Karakteristikat e Peshorës
Të lindur më: (23 Shtator – 22 Tetor)
Element: Ajri.
Planeti udhëheqës: Afërdita
Karakteri: Udhëheqes
Ngjyra: Rozë
Lulja: Trëndafil
Dita: E premte
Numri: 3
Peshorja si shenjë ka një rreth të madh shoqëror dhe mendjehapuria e tyre i ndihmon të shkoni mirë me pothuajse këdo. Përqendrimi në kujdesin për veten dhe reflektimin personal i ndihmojë peshoreve të ndërtojnë vetëbesimin e tyre me kalimin e kohës. Peshorja është pozitive dhe romantike. Të përshtatshme si partner/e në lidhje dashurie.
Bota e brendshme e Peshores
Diplomacia, intuita dhe egoizmi janë këto tre fjalë që ilustrojnë më së miri personalitetin e të lindurve në këtë shenjë. Në fakt, si meshkujt dhe femrat në sjelljet e tyre ndjekin këto tendenca si në raportet shoqërore ashtu edhe në ato personale ose sentimentale.
Diplomacia përdoret për të jetuar në paqe me të tjerët, gjë që është një domosdoshmëri për Peshoren edhe pse ndonjëherë karakteri i tij është grindavec. Edhe intuitën e përdor për të përmirësuar raportet me të tjerët; është një nga ato cilësi që janë të dobishme për të kuptuar kur e si duhet të lëvizësh me miqtë, kolegët e familjarët.
Si ta fitoni zemrën e Peshores?
Në lidhjet personale janë të mirëkuptueshëm, sheshojnë çdo gjë me kompromis dhe shpesh i japin të drejtë të dashurit dhe kur s’ka të drejtë fare. E duan seksin e kundërt dhe rezikojnë të kenë shumë partnerë e të mos jenë besnikë. Në fakt vuajnë nga teprica e romanticizmit.
Martesat e Peshoreve mbijetojnë sepse ata krijojnë një bashkim shpirtëror me partnerin dhe tolerojnë difektet e tij. Duhet të kenë kujdes që kur të fejohen të mos i zgjasin marrëdhëniet për një kohë të gjatë por të martohen sa më shpejt.