Peshqit
- ·
- 12.12.2022 ·
- ·
- 2 min read
Peshqit nuk janë në gjendje të lëndojnë as një mizë! Ndjeshmëria është superfuqia e tyre dhe peshqit janë një pasuri për çdo ekip.
Horoskopi për Peshqit
Karakteristikat e Peshqëve
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Element: Uji
Planeti udhëheqës: Neptuni dhe Jupiteri
Karakteri: I ndryshueshëm
Ngjyra: Blu
Lulja: Lëkua
Dita: E premte
Numri: 3, 11, 12
Zakonisht, të lindurit në shenjën e peshqive nuk janë në gjendje të lëndojnë as një mizë! Ndjeshmëria është superfuqia e tyre dhe peshqit janë një pasuri për çdo ekip që i bashkohen ose ofrojnë mbështetjen e tyre. Butësia është një virtyt i lartë i tyre. Megjithatë, duhet pasur kujdes sepse ndjenjat e tyre mund të lëndohen shumë lehtë! Shpesh herë peshqit janë edhe të turpshëm.
Bota e brendshme e peshqive
Të lindurit në Shenjën e Peshqve janë të sjellshëm, të ndjeshëm, ëndërrimtarë, altruistë, bujarë, simpatikë, intuitivë dhe me plot fantazi. Ata janë tipa shpirtërorë të fokusuar në botën e tyre të brendëshme, i japin shumë rëndësi ndjenjave të tyre dhe janë të mëshirshëm.
Të gjithë të lindurit e kësaj Shënje janë njerëz të drejtë, të mirë, imagjinativë, impresionues, mistikë, të mirëkuptueshëm dhe romantikë. Janë idealistë me shumë intuitë dhe jetojnë në një botë iluzioni.
Si ta fitosh zemrën e një peshku?
Në dashuri Peshqit janë krijues, romantikë, të ndjeshëm dhe të këndshëm me partnerin. Pak miqësi por shumë dashuri karakterizojnë eksperiencën e tyre të dashurisë.
Peshqit në dashuri janë delikatë, hera-herës seksualë dhe me partnerin duan më tepër një bashkim shpirtëror sesa material. Peshqit kanë gjithënjë nevojën e vërtetimit të simpatizuarit prej personit të afërt. Plagosen dhe dekurajohen lehtë nëse personat që dashurojnë nuk e tregojnë çdo çast simpatinë e tyre për ta.