Piktor shqiptar që duhet t’i njihni
- ·
- 26.01.2021 ·
- ·
- 8 min read
Piktor shqiptar, ata që janë piktorë kanë aftësi të vizualizojnë botën. Të qesin në pëlhurë jo vetëm atë që shohin me sy por edhe shumë më tepër. Ata janë magjistarë ngjyrash që na pasurojnë shpirtin tonë me veprat e veta artistike.
Ashtu siç bota ka piktorë të famshëm si Lenoardo da Vinci, Pablo Picasso, Vincent van Gogh, e të tjerë, edhe kultura shqiptare ka emrat vet. Më poshtë ne po përmendim vetëm katër prej tyre. Katër piktorë që me artin e tyre lanë gjumë në historinë e kulturës në përgjithësi dhe pikturës shqiptare në veçanti.
Zef Kolombi (1907-1949)
Zef Kolombi është padyshim një prej figurave më eminente të gjeneratës së vjetër të piktorëve shqiptarë. I lindur në Sarajevë, në një familje me origjinë shkodrane, ai mbeti jetim në fëmijëri të hershme. Kolombi u rrit në kujdesin e gjyshes së tij në Shkodër.
Si i ri me ndihmën e bashkqytetarëve, ai u regjistrua si student në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Aty dhe u diplomua më 1933. Pas kthimit të tij në Shqipëri, atij iu dha një vend si mësues vizatimi në Elbasan dhe më vonë në Shkodër. Një pjesë e gjeneratës së re të piktorëve shqiptarë mësuan prej tij teknikat e para të këtij arti. Puna e tij artistike përfshin portrete, pejsazhe, natyra të qeta dhe një numër të vogël kompozimesh. Kolombi është padyshim një nga piktorët më të famshëm të natyrave të qeta në pikturën shqiptare. Një transparencë ngjyrash, një përkryerje artistike dhe një materializim i bukur i objekteve mund të vërehet qartë në pikturën e tij. Punimet e tij janë ekspozuar në vende të ndryshme të botës. Ato mbahen në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Shkodër etj.
Kolë Idromeno (1860-1939)
Kolë Indromeno ishte piktor, arkitekt, skulptor, fotograf si dhe skenograf i talentuar.
Ai lindi në Shkodër, ku dhe mësoi elementet e para të fotografisë nga Pjetër Marubi. Më 1876, ai qëndroi për disa muaj në Akademinë e Arteve të Bukura në Venecia, dhe më pas punoi në studion e një piktori italian. Kur Indromeno u kthye në Shqipëri (1878), ai u angazhua në një numër aktivitetesh. Ishte iniciatori i ekspozitës së parë në Shkodër (1923). Gjithashtu mori pjesë në ekspozitën e parë kombëtare të arteve në Tiranë (1931).
Indromeno Eshtë themelues i një studioje fotografike shumë aktive. Idromeno ishte i pari që solli filmin kinematografik në Shqipëri (1912). Pikturat e tij janë shumë të pasura në detaje dhe me një vlerë të lartë artistike.. Portreti i tij “Motra Tone” nuk është vetëm kryevepra e tij, por një nga pikturat më të mira të të gjithë artit grafik në Shqipëri. Idromeno qëndron gjithashtu si piktori i parë i pejsazheve në shkollën e pikturës moderne shqiptare. Emri i tij u bë i njohur edhe jashtë vendit, me punët e tij të prezantuara në ekspozita ndërkombëtare, psh. në Budapest (1900), New York (1939) etj. Pikturat e tij ndodhen edhe sot në galerinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në Shkodër etj.
Ibrahim Kodra
Ibrahim Kodra u lind në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt ç006 në Milano. Atje jetonte prej 30 vitesh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur ai ishte 20 vjeç, respektivisht në vitin 1938. Ai u largua nga Shqipëria me një bursë akorduar nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë.
Ai e braktis Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Atëherë shpërtheu ky talent për t’u shndërruar më shumë se një zgjedhje fati, në një talent. Një talent i cili do të ngjiste fluturimthi shkallët e përfaqësimit në botën e madhe të artit dhe të pikturës. Ai ekspozoi në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork. Arriti të krijoi raporte me piktorë të mëdhenj si Pikasso, Matis, Fontana, Guttuso.
A njihni piktore shqiptare të gjinisë femërore? Këtë pyetje ia drejtuam vetes dhe kuptuam se, në fakt, nuk është se nuk njohim piktore femra, por nuk njohim në përgjithësi shumë artiste femra shqiptare. Nisur nga kjo, kemi vendosur të nisim një maratonë tek Rubrika jonë e kulturës, për t’ju prezantuar me artistet femra të fushave të ndryshme. Përfshirë skulpturën, operën, baletin, teatrin, pikturën e shumë fusha të tjera. Do t’ju sjellim artiste nga diaspora, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Ka shumë rëndësi që të njihni artiste të tilla, sepse shumë prej tyre shërbejnë si model frymëzues për vajza të reja ëndërrimtare që synojnë të bëhen artiste. Fillojmë me piktoret.
Tre piktore shqiptare që duhe t’i njihni:
Zake Prelvukaj
Zake është piktore dhe ligjëruese në degën e pikturës dhe arteve vizuale në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës si dhe studion në Kolegjin AAB. Lindi më 1963 në Martinaj të Plavës. Prelvukaj u diplomua për pikturë në vitin 1991 në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1993 filloi punën si docente në lëndën pikturë monumentale. Në vitin 1997 magjistroi në lëndën e pikturës dhe në vitin 2000 mori klasën e pikturës, si profesore e asociuar. Pasi fitoi titullin profesoreshë e pikturës Zakja ligjëroi në fakultete dhe institucione të ndryshme të kulturës në vende të ndryshme. Ajo dha mësim në Muzeun e Paqës që është muzeu më i madh në Europë ku pati rastin të fliste para deputetëve dhe senatorëve Europian me temën Politika dhe Arti. Me ndërmarrjen artistike Ballkani i Ri realizoi projekte të shumta brenda dhe jashtë Kosovës, duke përfshirë këtu murale, mozaike, ekspozita, debate etj. Gjatë karrierës së saj të deritanishme ka ekspozita të shumta personale dhe grupore.
Ekspozitat personale në Kosovë i hapi kryesisht në Prishtinë
– Future X (2010) – Mbroje natyrën në Parkun Gërmia (2004) – Sexhibition në Muzeun e Kosovës (2005), – 12 hours-shoping centre-performative (2004) – Ghetto in Balkan në Hani i Dy Robertëve (2003) – X-sat flasin – Arti i rezistencës – Galeria Dodona (1998). Në Pejë ekspozoi në Kafe-Galerinë Evergrin (1994) dhe Galeri Europa (1996), ndërsa në Gjakovë në Neë Vision Gallery (2001). Zakja ka marrë pjesë gati në të gjitha ekspozitat grupore të organizuara në Kosovë, duke tejkaluar si piktore të gjitha barrierat gjinore.
Adela Demetja
Adela ka lindur në vitin 1984 në Tiranë. Ajo është një kuratore e pavarur e artit shqiptar. U diplomua për studimet master në Frankfurt të Gjermanisë për “Studime Kuratoriale dhe Kritike” në Universitetin e Stelsdelschule dhe Goethe. Para se të diplomohej për studimet master ajo kishte mbaruar trajnimin si piktore tek Akademia e Arteve në Tiranë në vitin 2002-2006. Ajo është drejtoreshë e Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor, shqiptarët që udhëheqin institucionin e pavarur të artit, të cilin e themeloi në vitin 2010. Si një kuratore e pavarur ajo ka organizuar, menaxhuar dhe kuruar ekspozita dhe ngjarje të shumta ndërkombëtare në vende të ndryshme të Evropës dhe SH.B.A.
- Në 2015-ën ajo bashkëpunoi Edicionin e Tretë të Projektit Ndërkombëtar Bashkëkohor Bienales D-0 Ark Underground . Kjo e fundit u zhvillohej në strehën anti-atomike të ndërtuar nga Tito në Konjic, Bosnjë dhe Hercegovinë.
- Viti 2016 ajo u emërua kuratore e Focus: Ish-Jugosllavia dhe Shqipëria në panairin ndërkombëtar të artit ndërkombëtar bashkëkohor, Vjenë Austri.
- Në vitin 2018 ajo u vlerësua me Bursën Ndërkombëtare të CEC ArtsLink. Si dhe ishte kuratore e qëndrimit në Institutin e Artit Bashkëkohor Portland, Oregon, SH.B.A.
Ekspozita të tjera tematike që ajo ka kuruar përfshijnë
– “9 orë larg“, Instituti Portland për Artin Bashkëkohor, SH.B.A – Estetika e aktit të vogël, në Action Field Kodra Festival në Selanik – Zërat e së Vërtetës, në Villa Romana në Firence, Itali. – Si Autore ajo ka shkruar rishikime të ekspozitave, tekste katalogu dhe artikuj për platforma e botime të ndryshme në internet në Shqipëri dhe Europë.
Miranda Kalefi
Miranda ka lindur në vitin 1963, në Kavajë dhe është piktore shqiptare. Ajo studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Ravenna, Itali ku jeton që prej vitit 1994. Ajo ka marrë pjesë me punimet e saja në disa ekspozita kolektive në zonën e Ravenna:
- Movimento e Parole (Ravenna, 2003)
- Apparizioni (Ravenna, 2004)
- Face (Lido Adriano, 2006)
- Oltre il viso (Lugo, 2008)
Ajo gjithashtu bashkëpunon me Galerinë e Artit “Albero Celeste” në S. Giminiamo/Siena dhe që nga viti 2008 ajo është zgjedhur Zëvendëse Presidente e Përfaqësimit të Emigrantëve dhe Këshilltare shtesë për qytetarët jo-BE të Komunës së Ravenës.