Poezi per 28 nentorin – Diten e Flamurit

  • dua.com Team ·
  • 19.11.2022 ·
  • ·
  • 9 min read

Poezi per 28 nentorin dimë të gjithë. Mirëpo duke se ditur se poezia është mënyra më e mirë për ta festuar 28 nëntorin, ne gjithmonë jemi në kërkim të poezive të bukura.
Poezive me të cilat duam ta shënojmë këtë festë të madhe për popullin tonë. Janë shkruar ndër vite shumë poezi per 28 nentorin, për gjuhen, për kulturen dhe traditen. Poezi dhe vjersha për këtë festë, poezi per 28 nentorin, kemi nga rilindasit, shkrimtarët, poetet, në Shqiperi, por edhe nga diaspora.

Poezi per 28 nentorin 2022

Ne më poshtë i kemi përzgjedhur disa poezi per 28 nentorin, vjersha dhe poezi për 28, dhe jo vetëm, poezi per mes të cilave mund ta festoni dhe ta shenjoni 28 nëntorin! Ju ftojmë t’i lexoni.

Hymni i Flamurit – Poezi nga Fan Noli

O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S’të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli

Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn’ e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben’ u-lavdërove
Dhe në furtun’ i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat’ e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e Shqipërinë,
Përlintj’a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr’ e qjell i ri.

Atdheu – Naim Frashëri

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.

Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.

Ty përditë të pat parë ime nënë,
Dheu yt në fund atë e pati ngrënë.

Nëmëruar t’i pat lulet syri i saj.
Te ti lindi, te ti vdiq ajo pastaj.

Ti i ke parë gjysh stërgjyshërit e mi,
Edhe eshtërat tretur ua ke po ti.

Nga ti, o shpirt-o kurrë s’qenë ndarë.
Pranë teje patën qeshur, patën qarë.

Nëna ime vdiq, ndaj ty të kam sot nënë,
Nënë që s’ke vdekje kurrë, faqehënë,

Numri prapë në vend mbetet kurdoherë.
Begatoje, o Zot, ti këtë vend!

Epu njerëzve të tij ti mbroth e shend!
Hi u bëfshin gjithmon’ armiqtë e tij!

Gas përjetë paçin zotërit e tij!
I begatë, i lulëzuar qoftë ai,
Një të ardhme pastë plot me lumturi!

Urime Shqipni! – Poezi nga Arben DRESHAJ

Shqiptari, Shqiptarë, Shqipni,
Dëshmor, martirë, luftëtarë

Prishtinas, Tiranas, Shkupjan, Ulqinak, Preshevar, Mërgimtarëz
Urime 100 vjetori i Mëvetësisë së Shqipnisë

100 vjet Shqipni në kufi artificial
100 vjet Shqipni në zemrat tona, në kufi natyral

Mijëra vjet përpjekje, sakrifica, gjak e lot
Më mijëra vjet ishim në trojet tona, ashtu siç jemi edhe sot
Më mijëra vjet Shqipni jetuam të ndarë dhe të bashkuar

U rritëm në gjirin tendë të ngrohtë
Pimë ujin që buron nga zemra e jote
U ushqyem me drithin tënd, me bukën kollomoqe
Mbajtëm në kokë plisin e bardhë
Ruajtëm në shpirtë Flamurin Kuq e Zi

Qëndruam fort në këtë parajsë
Jetojmë dhe vdesim për Ty Shqipni
Tani të bashkuar, krenar dhe më të fort se kurrë

Të festojmë shqip për këtë festë kombëtare
Për Atdheun, Kombin, Shtetet tona
Për Shqipnin natyrale.

ATDHEUT – Poezi nga Gjergj Fishta

N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N’ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon.

Veç se ty te shoh un n’anderr,
Veç se ty, cuet, t’kam n’mendim;
Nder t’vështira ti m’je qanderr,
Per ty i lehtë m’vjen cdo ndeshkim.

Tjera brigje, fusha e zalle
Une kam pa, larg tue ba shtek,
E pergjova tjera valle,
N’tjera lule syu m’u rrek;

Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet,
Por nji mal ma bukur s’rri,
Ma i kulluet nji lum s’dikohet,
Moj Shqypni, porsi i ke ti.

N’ty ma i bukur lulzon Prielli,
Jane ma t’kandshme stine e mot;
N’ty bylbyli pa le dielli
Kndon ma ambel t’Madhit Zot.

Pa ty lules s’m’i vjen era,
Pa ty pema fryt nuk m’bjen:
Mue pa ty nuk m’del prendvera,

Pa ty dielli nuk m’shkelxen.
Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam.

Poezi për fëmijë për 28 nëntorin!

Fëmijët janë ata që i gëzohen më së shumti festës së 18 nentorin. Të gjithë duan të recitojnë nje poezi për flamurin apo poezi per 28 nentorin. Ne do t’ju sygjerojme disa poezi të bukura shume, të cilat mund t’ua mësoni fëmijëve tuaj.

Si këshillë nga ne, kur zgjedheni një poezi per 28 nentorin për fëmijën tuaj, zgjidheni me kujdes. Uluni dhe mësojeni bashkë me të. Flisni me fëmijët tuaj për rëndësinë e kësaj dite. Shpjegojuni atyre çdo fjalë që nuk e kuptojnë dhe mundohuni t’i mësoni ata të recitojnë me zemër!

Sa te dua, o Shqiperi!

Sa të dua, o Shqiperi,
Sa mall ndiej e sa deshirë,
Për ty gaz e dashuri,
Mu ne zemër më ka mbirë.

Se për mua ,o Atdhe,
Je një lule aq e vyer,
Sa nuk gjendet përmbi dhe,
Shpirtin tim për ta yshqyer!

Memedheu

Memedhe quhet toka
ku me ka rene koka
ku kam dashur meme e at
ku me njeh edhe guri i thatë.

Ku jam rritur me thërrime,
ku kam folur gjuhën time.

Ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur e ku kam qarë.
Ku jam rritur me gaz e shpres,
ku kam dëshirë deshire të vdes!

Festa e pavarësisë Poezi per 28 nentorin

Sa të gëzuar që jemi,
Që flamuri në dorë e kemi.
Gëzohet populli shqiptar!

Në Vlorën e artë
Valon flamuri kombtarë,
Vallzojnë vëllezërit shqiptarë,
që e ngritën flamurin kombëtarë.

Një njeri legjendar u përkulë
Ta puth flamurin kombtarë.
Me shumë kënaqësi e
puthi flamurin e Shqiptarisë.

Festat e Nëntorit

Që kur nis jeta në tokë
Këtu jemi edhe ne
Mal më mal e kohë më kohë
Falëm jetën për Atdhe.

Shpatë e Gjergjit vringëlloi
Komandanti i Bashkimit
Amanetin sot ia zgjojmë
Udhës dritë të përparimit.

Burri i mençur Ismail Qemali
Kuvendoi me urtësi
Në gjithë trojet i shkoi zani
Gjersa shpalli Pavarësi .

Një shqiponjë vumë në flamur
Larë me gjak sa dallgë në dete
Për të trimat  s’shuhen kurrë
Gjak i tyre rrjedh ndër deje.

Flamuri ynë valon në botë
mërgimtarët i thërret
Jepni t’ardhmen tokës sonë
Që lirinë ta gëzojmë.

Nga Ulqini jam Ilirjana lozonjare
Në Shkoder  e ndal rrugëtimin
Me dardanë në brigje, male
Pres një nip të Boletinit.

Jam Albana, vajza çame
Marigonë takoj në Vlorë
Sonte qënkam flamurtare
Këngën-lule  kam në gojë.

Poezi per 28 nentorin – Blendi Lorenci

Data 28 Nëntor
Një ditë e shënuar
Festë e madhe është në Vlorë
Të gjithë me flamuj në dorë

Shqiptarët anëembanë
Do të sulen drejt Shqipërisë
Të festojnë për shtetin Shqiptar
100 vjetorin e Pavarësisë

E tërë bota le të ketë zili
për të bukurën Shqipëri
Jemi më të fortë se kurrë
Të bashkuar në një flamur

Nga Kosova e Mali zi
Janë përgatitur për lavdi
Ndjekin hapat e heronjëve kombëtar
Që në Vlorë u bashkuan për flamurin Shqiptar!

Ku Kemi Lerë –  poezi nga Andon Zako Çajupi

Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
Në Shqipëri.
Po njeriu vetë, cilë do në jetë?
Do vend’ e tij.
Ku i duket balta
m’ë e ëmbël se mjalta?
Në vend të tij.

Ku munt të gëzojë dhe me nder të rrojë?
Në Shqipëri.
Përse të punojë dhe të lakëmojë?
Për vend’ e tij.

Gjuha Jonë – Poezi nga Naim Frasheri

Gjuha jone sa e mire!
Sa e embel, sa e gjere!
Sa e lehte, sa e lire!
Sa e bukur, sa e vlere!

Shqipja – Poezi për gjuhen shqipe

Na mekoi qumshti i gjirit
Na ushqeu gjuhe e shpirtit
Na gjumoi nder perralla
Me e embla shqipe-fjala.
Dhe kur flisnim capra cupra
Ishin rrokje, fjale te bukura
Ishin vete kuptimi i jetes
Shqiptarisht dhe asgje tjeter.
Dhe ne ka pak atavizma
Mbetet gjuhe me fisnikja
Dhe ne mes te pabesise
Mbetet firma e Shqiperise!

KOSOVËS – Vjershë për Kosovë

Pengu me i madh i kohës
Shqiptarja-Kosovë
Lum i pashtershëm lotësh
Mes të shurdhëres botë.
Ç’u përpoqën të të ç’bënin
Në materie dhe në shpirt
Mos e kishe tëndin zërin
Asnje gen shqipetarisht.
S’ishin fqinj, i bëre fqinj
Sllavoserbet e barbarisë
S’ishin miq, i bërë miq
Zuzarmiqt’ e pabesisë…
Durimmadhja shekullore
Po vjen dita e bekuar
Dhe në hartën e kësaj bote
Te kesh emrin e nderuar.

Poezi per 28 nentorin

Ditë e bukur, ditë krenare,
ditë e bukur shqiptare,
hajde burra të festojmë,
dhe flamurin ta gëzojmë!
Ne sot jemi krejt të lirë
dhe festojmë me dëshirë
sot shqiptaret shumë gëzohen
dhe dëshmoret do nderohen!

Flamuri Poezi per 28 nentorin

Kur ishim të vogël
Nënat na mbuluan në djepa Kuq e Zi.
Na kënduan këngë për Ty
Na treguan se n’zemër e n’damarë.
Kuq e Zi një gjak na pranë.
U rritem, u kalitem me Ty.
Në burgje të mbajtëm në gji,
Të patëm prijës në betejat për liri.
Luftuam, fituam, festuam me Ty,
Zotërues i tokës së Arbërit,
Detit e qiellit hyjnor.
Krenaria e kombit tonë
Nderi dhe gjaku i jonë.
Më i lasht se historia,
Bajraktar ndër shokë,
Sot, nesër, për jetë e mot,
Më i bukuri në Botë!

dua.com Team