Poezi per ditelindje per femije. Cdo ditëlindje e fëmijëve tanë tek i shohim se si rriten, kuptojmë sa rëndësi kanë dedikimet dhe koha kushtuar tyre. Në këtë artikull, nisur nga dëshira për t’jua bërë më të lehtë atë ditë organizimi të lodhshëm, kemi sjellë disa poezi per ditelindje per femije.
Table of Contents
Zgjidhni një poezi per ditelindje per femije qe preferoni me poshte. Secila prej tyre eshte shkruar me dashuri.
Poezi per ditelindje per femije
Disa nga këto poezi i dedikohen ditëlindjes së parë. Megjithatë, nëse ndonjëra ju pëlqen, lirisht mund ta ndryshoni pak dhe ta përshtasni me ditëlindjen e fëmijës suaj. Për cdo lloj poezie që kërkoni keni nga tre për secilën temë.
I
Sot është ditëlindja jote,
dhe je veçanërisht e bukur,
kështu që një dëshirë nuk mjafton
kështu që ja ku të uroj dy herë o fluturShpresoj të jetë ditëlindje e mrekullueshme
e ta gëzosh o rreze drite
dhe të jesh gjithmonë e lumtur
ditë pas dite.
II
Sa shumë të dua
ti ndoshta e di
Këtu kam një urim për ditëlindjen
sidomos për të treguar
që pa dyshim për mua
nuk ka njeri më mirë se ti
apo dikush më i vecantë
për t’i uruar ditëlindjen (Emri i fëmijës)
III
Cokollata dhe Akullore,
Tullumbace dorë për dore
duke bërtitur e duke kënduar,
vjersha dhe melodi për tu kënduar,
dhurata dhe surpriza për të tërë
gjëra argëtuese për të bërë!
Tani është koha për të të uruar
GEZUAR DITELINDJEN, GEZUAR!
Urime per ditelindje per femije 1 vjec
I
Një vjetori është një moshë shumë e veçantë,
një moment historik për të qenë më të saktë.
Jo më një foshnje, por ende një fëmijë,
ende i çmuar dhe tepër i shtrenjtë.Edhe pse do të kesh ditëlindje
për shumë vite që do të vijnë,
një vjec bëni vec një herë
prandaj argëtohu e gëzohu përherë!
II
Të bësh një vjec qënka e lehtë për ty
Unë mbylla sytë dhe ja ku jemi të dyDuket sikur ditët thjesht fluturojnë
ndoshta sa të mbyll sytë tre vjetorin do festojmëPra, le të gëzojmë për ditëlindjen tënde sot,
dhe për ditëlidnjen tjetër shohim në mot.
Urime per ditelindje per femije 5 vjec
I
Gezuar Ditelindjen Gëzuar,
në këtë ditën tënde të veçantë.
Jemi të lumtur për ta uruar,
dhe për të të sjellë dhurata me çantë,
për të ngrënë tortë dhe për të luajtur.
Shpresojme tia kalojmë bukur,
dhe që të gjitha dëshirat tu plotesofshin,
sepse nuk njohim askënd që e meriton
më shumë se ti,
Gëzuar ditëlindjen e pestë dashuri!
II
Nuk ndodh çdo ditë që mbush pesë vjec!
Ne do të ndezim qirinjtë dhe t’i fryji vetTë gjithë janë mbledhur për të kënduar këngën e ditëlindjes tënde
ndërsa ti hap dhuratat e tua plot ëndje.Pra, shijoje gjithë vëmendjen që ke atë ditë,
Se pesë vjec nuk bëhesh përditë
III
Për vogëlushin e ditëlindjes,
nuk dëshirojmë asgjë më shumë
se një ditë e mbushur me dashuri,
dhe gjithçka që dëshironi ti.
Gëzuar shumë këtë pesë vjetor
nga mami dhe babi.
Urime per ditelindje per femije 3 vjec
I
Gëzuar ditëlindjen, vogëlushe!
Merito vetëm më të mirën
në këtë ditëlindje të tretë
ashtu sikur të ka bekuar zoti vetëDitëlindja jote e tretë kalohet mirë
me prindërit, miqtë dhe kush ke ti dëshirë
sepse kur feston ditëlindjen ti
për mamin e babin ska më shumë lumturi
II
Është ditëlindja jote e tretë,
le të çmendemi me të vërtetë,
Nuk është koha për t’u dembelosur.
Le të kërcejmë e mos kemi të sosur,
Ku eshte muzika, ku është zëri?Është festa jote gëzoju i tëri,
A është kjo një ëndërr apo e vërtetë?
Le të hidhemi hopa e ta shohim vetë,
Të ham e të pijmë së bashku.
Ta marrim në këmbë krejt këtë qytet
sepse është ditëlindja jote e tretë.
III
A është sërish ditëlindja jote?
Ska mundësi?
Së shpejti do t’ia kalosh edhe shoqeve tiMendoj se mund të festojmë
edhe një vit të tretë vetem per ty.
Bli një dhuratë sikur të duash vet,
Se vetëm sot ke ditëlindjen e tretë