Poezi per mallin

  • ·
  • 29.07.2022 ·
  • ·
  • 2 min read

Poezi per mallin, kjo poezi është një nga ato poezi dashurie që i kushtohet tradhëtisë dhe ikjes. Një poezi që i këndon dashurisë.

Autori i drejtohet në mënyrë tejet të drejtpërdrejtë vajzës që ia ka marr zemrën. Ai ka vetëm një kërkesë, që ajo të kthehet me të. E për këtë gjë shkruesi i kësaj poezi per mallin argumentin më të fortë ka dashurinë që ndjenë për të. Ai i flet për mungesën e madhe dhe për zbrastinë që kjo ndarje i ka shkaktuar në jetë. E gjithë poezia është një thirrje e dëshpëruar për bashkim në mënyrë që të rifitohet lumturia dhe hareja në jetë.

Poezi per mallin

Ende zërin ta kujtoj
Ende unë të dashuroj
Ti ishe jeta ime
Ti do të jesh Anjeza ime!

Anjeza të lutem kthehu!
Zemra pasqyrën e theu.
Anjeza të dua
Dhe pse nuk je me mua!

Anjeza, dashuria ime e parë,
Pa ty dita s’me shkon mbarë.
Anjeza eja eja, të pres,
Se pa ty nuk kam jetë!

Në dua blog ju mund të lexoni shumë krijime letrare që i dedikohen dashurisë. Të klasifikuara në rubrika, këto poezi mund t’ju japin kënaqësi shiprtërore. Ato gjithashtu mund t’ju bëjnë të reflektoni edhe për ndienjat tuaja. Në artin e poezisë njeriu e gjen vetën shumë lehtë, prandaj mos hezitoni t’i shfletoni këto poezi dashurie të dedikuara për njerzit tuaj të zemrës.